Pastrimi i veshëve: Kur është i nevojshëm dhe si bëhet?

Procedura është e shpejtë, pa dhimbje dhe e thjeshtë dhe nuk kërkon ndonjë përgatitje të veçantë

Larja e veshit ose irigacioni është procedura e pastrimit të kanalit të veshit me ujë të ngrohtë. Kjo gjë bëhet kur kanali është i bllokuar me dyll veshit (cerumen). Cerumeni e mbron veshin nga zhurma, insektet, bakteret dhe kërpudhat të cilat mund të shkaktojnë inflamacion të veshëve. Cerumeni është mjaft i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të veshëve.

Megjithatë, ndonjëherë mund të vijë deri te akumulimi i tepërt i cerumenit, duke shkaktuar bllokim të veshit dhe simptoma të tilla si kruajtje, dhimbje, gumëzhim dhe dëgjimi të dobët.

Kur është e nevojshme që të lahen veshët

Veshi i njeriut ka mekanizëm natyral të pastrimit, i cili gjatë përtypjes ose të folurit ngadalë largohet nga kanali në llapën e veshit, nga ku është e lehtë që të fshihet.

Për fat të keq, shumë njerëz me përdorimin e shkopinjëve për pastrimin e veshëve nuk e pastrojnë cerumenin, por e shtyjnë atë akoma më thellë. Pikërisht, përpjekjet e tilla për të pastruar veshët zakonisht janë shkak i bllokimit dhe inflamacionit të veshit.

Në raste të tilla është e domosdoshme larja e veshit. Larja gjithmonë duhet të kryhet në institucione mjekësore nën mbikëqyrjen mjekësore, pasi përpjekjet që mund të bëni në shtëpi për larjen e veshit mund ta përkeqësojnë problemin.

Si bëhet larja e veshit?

Para larjes, mjeku me instrument të veçantë do të shqyrtojë brendësinë e kanalit të veshit për të përcaktuar nëse është e nevojshme larja. Larja zakonisht bëhet nga infermierët me ujë të ngrohtë ose me tretës acidik. Lëngu i injeksionit injektohet me anë të presionit në kanalin e veshit dhe krijon turbullirë në pjesën e brendshme të veshit, me çka cerumeni i grumbulluar dekompozohet në pjesët më të vogla. Mbetjet e cerumenit pastaj dalin në llapën e veshit në guaskën e veshit nga e cila largohen. Procedura është e shpejtë, pa dhimbje dhe e thjeshtë dhe nuk kërkon ndonjë përgatitje të veçantë.

Efekte anësore

Efektet anësore janë të zakonshme por zakonisht të padëmshme. Pasojat e shpëlarjes së veshit mund të jenë:

  • marramendje e lehtë,
  • dhimbje ose siklet në kanalin e veshit,
  • tinitusit ose gumëzhimë në vesh.

Efektet anësore zakonisht duhet të kalojnë deri në fund të ditës, nëse dhimbja rritet ose zgjat më shumë se një ditë, duhet të konsultoheni me mjekun.