Për shkak të kësaj, duhet të kujdesemi seriozisht kundër herpesit

Studimi më i fundit, rezultatet e të cilit janë të botuara në revistën Schizophrenia Bulletin, tregoi se ekziston një lidhje midis skizofrenisë dhe virusit Epstein-Barr që shkakton virus të herpesit dhe mononukleozës.

Skizofrenia është gjendje e rëndë psikike e cila karakterizohet nga sjellja e pazakontë, paaftësia për të dalluar realitetin nga përvojat jo-reale, ndërsa vlerësohet se prej saj vuajnë 21 milionë njerëz në botë.

Studimi më i fundit, rezultatet e të cilit janë të botuara në revistën Schizophrenia Bulletin, tregoi se ekziston një lidhje midis skizofrenisë dhe virusit Epstein-Barr që shkakton virus të herpesit dhe mononukleozës.

Hulumtimi përfshiu 734 persona, prej të cilëve 432 vuanin nga skizofrenia, ndërsa 311 nuk kishin probleme psikologjike ky ishte një grup kontrolli). Udhëheqësi i hulumtimit, Dr. Robert Jolken dhe bashkëpunëtorët e tij i krahasuan antitrupat e virusit Epstein-Barr midis atyre që vuanin nga skizofrenia dhe atyre që nuk ishin të prekur nga skizofrenia.

Është treguar se njerëzit që kanë skizofreni kanë 1.7 deri 2.3 herë më shumë antitrupa të virusit Epstein-Barr. Të anketuarit me skizofreni nuk kishin nivel të rritur të antitrupave ndaj llojeve të tjera të infeksionit, siç është virusi që shkakton herpes simplex tip 1, i cili transmetohet përmes pështymës.

Virusi Epstein-Barr transmetohet përmes pështymës, ndërsa shoqërohet me sëmundje autoimune si llupusi, skleroza multiple, artriti reumatoid dhe sëmundja celiake.