Përse kaliumi është i rëndësishëm për ne dhe cili ushqim është më i pasur me këtë mineral

Doza ditore e rekomanduar e kaliumit për të rriturit është 3400 mg për meshkujt, ndërsa 12600 mg për femrat.

Kaliumi është mineral i rëndësishëm që funksionon si elektrolit dhe ndihmon në rregullimin e lëngjeve në organizëm, merr pjesë në dërgimin e sinjaleve nervore dhe rregullon kontraktimet e muskujve. Studimet kanë treguar se të ushqyerit e pasur me kalium, ndërsa e varfër me natrium e ulin presionin e gjakut dhe e ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në tru.

Doza ditore e rekomanduar e kaliumit për të rriturit është 3400 mg për meshkujt, ndërsa 12600 mg për femrat.

Një nga burimet më të mira të kaliumit janë bananet (një banane e madhësi të mesme përmban rreth 422 mg), frutat e thatë (kajsitë e thata – 380 mg në 30 gram, kumbulla të thata dhe rrush të thatë rreth 220 mg në 30 gram), avokado, domatet (një domate me madhësi të mesme përmban rreth 290 mg kalium), patatet dhe patatet e ëmbla, perimet me gjethe jeshile, bishtajoret si thjerrëzat dhe fasulet, qumështi dhe jogurti (një gotë qumësht përmban rreth 350 mg, ndërsa jogurti pothuajse 600 mg), si dhe peshku (për shembull, në 100 gram skumbri ka 400 mg kalium).