Personat e rrethuar me gjelbërim kanë sistem kardiovaskular më të shëndetshëm

Një studim i ri ka treguar edhe një herë se rrethina ndikon mbi shëndetin tonë.

Njerëzit që jetojnë në vendbanime të gjelbërta vuajnë më pak nga stresi, kanë enë të shëndetshme të gjakut dhe rrezik më të ulët të sulmit të zemrës dhe në tru në krahasim me njerëzit që jetojnë në hapësira të betonuara pa vende për qëndrim dhe rekreacion në natyrë, tregon studimi amerikan i publikuar në Journal of the American Heart Association.

Për qëllimet e këtij hulumtimi, shkencëtarët analizuan bioshënues të ndryshëm të stresit dhe rrezikut të sëmundjeve të zemrës në gjak dhe urinë në 408 pacientë të pranuar në Klinikën e Kardiologjisë në Kentucky.

Lidhur me njerëzit që jetonin në vendbanime të betonuara, banorët e zonave me gjelbërim kishin nivel më të ulët të hormonit epinefrin në urinë, i cili është tregues i nivelit të stresit, tregoi studimi. Në këtë drejtim, njerëzit në zonat e gjelbërta kishin një kapacitet më të madh në ruajtjen e shëndetit të enëve të gjakut në krahasim me ato që jetojnë të rrethuar me beton dhe asfalt. Të anketuarit ishin të moshës mesatare prej 51 vjetësh, shumica kishin kilogramë të tepërt dhe tension të lartë të gjakut ose nivel të lartë të kolesterolit. Shumica prej tyre jetonin në zona me pak gjelbërim.

“Është e mundur që gjelbërimit i afërt të inkurajojë aktivitet më të madh fizik, ndërsa dendësia më e madhe e gjelbërimit e përmirëson cilësinë e ajrit. Hapësirat e gjelbra mund të forcojnë ndjenjën e kohezionit social, faktor ky që lidhet me shëndetin dhe mirëqenien”, thotë kreu i hulumtimit Arunny Batnagar.

Sipas hulumtuesve, gjelbërimi paraqet barierë për faktorët e stresit në vendbanim, duke përfshirë zhurmën e trafikut dhe ndërtesat e shëmtuara, por në të njëjtën kohë gjelbërimi bllokon mendimet dhe ndjenjat negative dhe kështu ulet stresi.