Pijet që nuk ju bëjnë të shtoni peshë gjatë stinës së dimrit

Atë çka theksojnë ekspertët e të ushqyerit, është se edhe gjatë kësaj periudhe nuk duhet të konsumohet ushqim dhe pije para kohës së gjumit, por ekzistojnë pije të caktuara që ndikojnë pozitivisht mbi organizmin dhe depozitat yndyrore rreth belit, dhe të njëjtat mund të konsumohen edhe para gjumit.

Dimri është shumë pranë nesh, sezoni i festave pothuajse ka filluar, kështu që marrja e ndonjë kilogrami tepër nuk është asgjë e re. Në mënyrë që të mos lejoni që pranverën ta prisni të shqetësuar për shkak të kilogramëve të tepërta, në menunë tuaj ditore menjëherë duhet të shtoni disa nga këto pije, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e peshës trupore.

Atë çka theksojnë ekspertët e të ushqyerit, është se edhe gjatë kësaj periudhe nuk duhet të konsumohet ushqim dhe pije para kohës së gjumit, por ekzistojnë pije të caktuara që ndikojnë pozitivisht mbi organizmin dhe depozitat yndyrore rreth belit, dhe të njëjtat mund të konsumohen edhe para gjumit.

Lëng trangulli – Lëngu nga trangulli i freskët është mirë që të pihet në mbrëmje. Mjafton që vetëm ta vendosni në blender dhe ta përzieni. Sipas dëshirës mund të shtoni ujë nëse përzierja është e dendur. Efekt edhe më të mirë do të ketë nëse shtoni xhenxhefil të freskët dhe limon.

Çaji xhenxhefil – Kjo pije e ndihmon trupin që t’i absorbojë më mirë lëndët ushqyese, zvogëlon stomakun dhe përshpejton metabolizmin.

Lëng Ananasi – Antioksidant natyral me pak kalori, i cili është i pasur me fibra. Fibrat bëjnë që të ndiheni të ngopur. Ananasi i freskët vendoset së bashku me ujin në blender me një raport prej 1:2.

Lëng grejpfruti – Grejpfruti është i shkëlqyer për detoksifikim, por në të njëjtën kohë e hidraton edhe organizmin.