Pini lëngje të shtrydhura, janë të shëndetshme dhe nuk e ngarkojnë traktin digjestiv

Lëngjet e freskëta të frutave dhe perimeve, jo vetëm që sigurojnë mjaftueshëm vitamina, minerale dhe antioksidantë, por gjithashtu e zvogëlojnë lodhjen dhe parandalojnë sëmundjet.

 

Me përdorimin e shtrydhësve të frutave dhe perimeve (në vend të blenderit) largohet lëvozhga e tyre, ndërsa në këtë mënyrë trupi më lehtë i tret frutat dhe perimet, gjithashtu i absorbon më lehtë materiet ushqyese nga lëngjet. Gjithashtu, për vet faktin se nuk e ngarkojmë traktin e tretjes, vjen në rritjen në nivelit të energjisë.

 

Nëse vëreni simptomat e para të gripit, përpiquni që të pini më shumë lëngje të freskëta të shtrydhura të cilat do t’ju sigurojnë një numër vitaminash të cilat e forcojnë imunitetin dhe parandalojnë lodhjen. Disa nga kombinimet më të mira për të forcuar mekanizmin mbrojtës të trupit janë lëngjet nga karrota, portokalli dhe molla, gjithashtu edhe kombinimi i portokallit, grejpfrutit dhe limonit, si dhe kombinimi i panxharit, karrotës dhe xhenxhefilit.