Piperi si ilaç natyral për zorrët, lëkurën dhe mushkëritë

Pothuajse si speci djegës, ashtu edhe piperi përdoret për të trajtuar dhimbjet e lëkurës. Duke masazhuar vendin e dhimbshëm përshpejtohet qarkullimi i gjakut, kështu që vendi ngrohet dhe dhimbjet reduktohen.

Kjo bimë e cila origjinën e ka nga India sot zë një vend të rëndësishëm në tryezë pothuajse në mbarë botën. Në vendin tonë përveç se i zi mund të gjendet edhe  i gjelbër, i kuq dhe i bardhë me efekte dhe përbërës të ndryshëm. Kushdo që të përdoret, vetitë e tij përbëjnë një listë të gjatë të efekteve të dobishme në trup.

Organet e tretjes

Mbi të gjitha, piperi përmban përbërës që e përmirësojnë tretjen, e përshpejtojnë metabolizmin dhe nxjerrin lëngje nga organizmi, duke parandaluar sëmundje të ndryshme, përfshirë edhe kancerin e zorrës së trashë. Piperi gjithashtu është edhe një diuretik i mrekullueshëm, kështu që përdoret në trajtimin e gjendjeve të shkaktuara nga grumbullimi i lëngjeve në nyje dhe gjatë ënjtjeve. Megjithatë, bëni kujdes, sepse nëse jeni duke marrë diuretikë, mund të ketë efekt të kundërt.

Falë piperinit, substancë kjo që i jep shijen djegëse, piperi përdoret në dieta, si dhe në produkte të ndryshme të humbjes së peshës. Përveç se e përshpejton metabolizmin, piperi ndihmon në konvertimin e yndyrës në ujë dhe eliminimin e tyre të shëndetshëm nga organizmi.

Lëkura

Pothuajse si speci djegës, ashtu edhe piperi përdoret për të trajtuar dhimbjet e lëkurës. Duke masazhuar vendin e dhimbshëm përshpejtohet qarkullimi i gjakut, kështu që vendi ngrohet dhe dhimbjet reduktohen. Studimet amerikane kanë treguar se piperi mund të përdoret për të trajtuar vitiligon, pasië i jep një ngjyrë të errët lëkurës. Megjithatë studime të tjera kanë zbuluar piperi shëron edhe zgjeben, pasiqë ka efekt antimikrobial, gjë që i shkatërron të gjitha organizmat në lëkurë dhe ndihmon në trajtimin e këtij infeksioni.

Organet e frymëmarrjes

Falë piperinit, piper qetëson dhe zbut mukozën në mushkëri dhe kështu i pastron ato gjatë bronkitit ose inflamacionit. Gjithashtu duhet të theksohet edhe efekti i shkëlqyer ndaj enëve të gjakut, ku me zgjerimin dhe relaksimin çon në lehtësimin gjatë e spazmave dhe kollë tjetër e vazhdueshme. Në të njëjtën mënyrë ndihmon edhe në përhapjen e sinuseve dhe enëve të gjakut në hundë, kështu që është e këshillueshme që të shtoni disa kokrra në lëngun e inhalimit.


Ashtu si tek të gjitha substancat e dobishme, piperi mund të ketë edhe efekt të keq ndaj organizmit, nëse përdoret në mënyrën jo të duhur ose nëse teprohet me përdorimin. Veprimi diuretik është i dobishëm për organizmin, por duhet të bëhet kujdes nëse përdoren diuretikët ose nëse personi ka tension të ulët. Kujdes duhet të bëhet edhe gjatë konsumimit në ushqim, sepse mund të shkaktojë reaksion të stuhishëm në stomak. Është veçanërisht e rëndësishme që njerëzit të cilët kanë probleme me tretjen, ulçerën në lukth ose ulçerë duodenale të bëjnë kujdes.