Pirja e duhanit, diabeti dhe hipertensioni janë veçanërisht të rrezikshme për zemrën

Interesant është fakti se femrat me diabet të tipit 1 kanë një rrezik tre herë më të lartë të sulmit në zemër, sesa meshkujt me diabet të tipit 1. Gjithashtu, femrat me diabet të tipit 2 kanë një rrezik prej 47% më të lartë të sulmit në zemër, sesa meshkujt.

Analizimi i të dhënave të 472 000 britanikëve të moshës 40 deri 69 vjeç, tregoi se pirja e duhanit, diabeti dhe hipertensioni e rrisin rrezikun e sulmit në zemër ose infarktit të miokardit tek të dyja gjinitë. Mirëpo duhet të theksohet se rreziku më i lartë është tek femrat sesa tek meshkujt.

Kështu, pirja e duhanit tek meshkujt e rrit rrezikun e sulmit në zemër për dy herë, ndërsa tek gratë për tri herë. Sa i përket tensionit të lartë të gjakut ose hipertensionit, gratë me këtë problem shëndetësor kanë një rrezik prej 80% më të lartë të zhvillojnë sulm në zemër, sesa meshkujt me të njëjtin problem.

Interesant është fakti se femrat me diabet të tipit 1 kanë një rrezik tre herë më të lartë të sulmit në zemër, sesa meshkujt me diabet të tipit 1. Gjithashtu, femrat me diabet të tipit 2 kanë një rrezik prej 47% më të lartë të sulmit në zemër, sesa meshkujt.

Pesha e tepërt trupore ose mbipesha, gjithashtu ishte shoqëruar me rritje të ngjashme të rrezikut të sulmit në zemër tek femrat dhe meshkujt.

Rekomandimi i profesionistëve janë rrezik faktorët e sulmit të zemrës, si tensioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit dhe diabeti të vihen nën kontroll dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, madje edhe para menopauzës.