Pjesë të trupit që asnjëherë nuk ndalojnë së rrituri! Nuk janë flokët dhe thonjtë!

Flokët dhe thonjtë rriten sepse ashtu është e paracaktuar nga gjenetika, dhe kjo është e ndryshme për të gjithë.

Nëse mendoni se keni përfunduar me rritjen sapo keni dalë nga puberteti, po gënjeheni – pasi që disa pjesë të trupit vazhdojnë të rriten dhe të zmadhohen! Dy pjesë shumë të rëndësishme të trupit rriten gjatë gjithë jetës, edhe pse pjesa tjetër ka përfunduar me të. Dr. Ryan Neinstein, kirurg plastik, pohon se dy pjesë të trupit tonë ndryshojnë nga pjesët tjera të trupit.

“Shumica e qelizave ndalojnë së rrituri në pubertet, ndërsa kur qelizat e eshtrave, muskujve dhe yndyrat ndalojnë së zmadhuari, edhe ne ndalojmë së rrituri. Kjo nuk do të thotë se disa qeliza vdesin dhe nuk krijohen të reja, por vetëm se numri i tyre është në një farë mënyre i kufizuar”, deklaroi mjeku Neinstein.

Veshët tonë dhe hunda janë unike në krahasim me pjesët tjetra të trupit, sepse këto dy inde vazhdojnë të rriten gjatë gjithë jetës. Kur shikoni dikë që është i moshës 80 vjeçare dhe e krahasoni me pamjen e tij në kohën kur ishte 20 vjeç, mund të vërehet se tani ka hundë dhe veshë të ndryshëm. Për shkak të kësaj, disa njerëz të moshuar kanë hundë të ndryshme, domethënë më të madhe, dhe kjo është pikërisht arsyeja.

Nëse për momentin ju vjen ndërmend pyejta se përse flokët dhe thonjtë nuk bëjnë pjesë në këtë kategori, mjeku Neinstein ka përgjigje:

“Flokët dhe thonjtë rriten sepse ashtu është e paracaktuar nga gjenetika, dhe kjo është e ndryshme për të gjithë. Rënia e flokëve, për shembull, është e trashëgueshme”, thekson ai.