Plazma e gjakut nuk duhet të përdoret në trajtimin e pacientëve me COVID-19

Rekomandimi u botua në British Medical Journal (BMJ) dhe bazohet në të dhënat nga 16 hulumtime që përfshijnë 16 236 pacientë me forma të lehta, të rënda dhe kritike të infeksioneve me COVID-19.

Plazma e gjakut nga pacientët që janë shëruar nga COVID-19 nuk duhet të përdoret për të trajtuar pacientët me koronavirus sepse nuk ka prova të mjaftueshme që përmirëson shanset e tyre për shërim, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Plazma e atyre që janë shëruar nga SARS-CoV-2 nuk e zvogëlon nevojën për ventilim mekanik, thekson OBSH.

Teza është se përdorimi i plazmës për shkak të antitrupave që përmban, mund të neutralizojë koronavirusin e ri, të parandalojë riprodhimin e tij dhe të kufizojë dëmtimin e indeve.

Disa studime nuk kanë treguar asnjë përfitim të dukshëm në trajtimin e pacientëve të sëmurë rëndë me COVID-19. Hulumtimi në Shtetet e Bashkuara u ndërpre në mars pasi u përcaktua se plazma nuk kishte gjasa të ndihmonte pacientët me simptoma të buta deri në mesatare.

Megjithatë metoda është e shtrenjtë dhe kërkon shumë kohë, tha OBSH në një deklaratë.

Një panel ekspertësh ndërkombëtarë ka rekomanduar fuqimisht që plazma të mos përdoret në trajtimin e pacientëve me forma të lehta të sëmundjes dhe se ato nuk duhet të përdoren në trajtimin e pacientëve me forma të rënda dhe kritike të sëmundjes, sipas OBSH-së. 

Përjashtimet e vetme janë provat e kontrolluara të rastësishme, shtuan ata.

Rekomandimi u botua në British Medical Journal (BMJ) dhe bazohet në të dhënat nga 16 hulumtime që përfshijnë 16 236 pacientë me forma të lehta, të rënda dhe kritike të infeksioneve me COVID-19.