PODCAST PANACEA.MK DR. BOJAN BOSHKOVSKI: Simptomat e padukshme të sklerozës multiple (MS)

Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare për ndihmë dhe mbështetje personave me Sklerozë Multiple, në vend çdo vit diagnostikohen rreth 90-120 persona të rinj me MS, ndërsa në total më shumë se 1 mijë e 500 persona vuajnë nga MS.

Mysafir në podcast-in Panacea.mk për Shoqatën kombëtare për ndihmë dhe mbështetje të personave me Sklerozë Multiple është bashk. shkenc. Dr. Bojan Boshkovski nga ISHP Klinika Universitare për Neurologji, Shkup, i cili flet në temën “Simptomat e padukshme të Sklerozës Multiple (MS)”.

Skleroza e multiple (shumëfishtë) ose shkurt MS është një nga sëmundjet më të zakonshme të sistemit nervor qendror (trurit dhe palcës kurrizore). Është një sëmundje kronike, progressive dhe degjenerative e sistemit nervor qendror që ndodh kur sistemi imunitar sulmon mbështjellësin e qelizave nervore (mielinë) në tru, palcën kurrizore dhe nervat optike, duke shkaktuar inflamacion dhe degjenerimi të mëvonshëm, që çon në ndërprerjen e neurotransmetimit të sinjalit nga një qelizë nervore në tjetrën.

Dita Botërore e Sklerozës së Shumëfishtë festohet më 30 maj

Shumica e njerëzve me MS diagnostikohen midis moshës 20 dhe 40 vjeç dhe MS është dy deri në tre herë më e zakonshme tek gratë sesa tek burrat.

Sot, 2.8 milionë njerëz në mbarë botën kanë MS. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare për ndihmë dhe mbështetje personave me Sklerozë Multiple, në vend çdo vit diagnostikohen rreth 90-120 persona të rinj me MS, ndërsa në në total më shumë se 1 mijë e 500 persona vuajnë nga MS.

Përktheu dhe përshtati:S.N