Prof. Dr. Dejan Dokiq – MOHON se ai është autori i tekstit që është shpërndarë nëpër rrjetet sociale dhe në Viber

"Rasti, i cili është në dëm të reputacionit dhe profesionalizmit tim dhe synon të përhapë panik në publik, unë e raportova në polici", shkroi Prof. Dokiq në profilin e tij në FB

Pulmologu i njohur Prof. Dr. Dejan Dokiq mohon se ai është autori i tekstit që është shpërndarë në rrjetet sociale dhe Viber, i cili i referohet situatës aktuale me Covid-19 në vend, si dhe rekomandimeve se si të përballemi me pandeminë.

“Unë kategorikisht e mohoj që unë jam autori i tekstit që është përhapur intensivisht në rrjetet sociale, dhe që ndoshta është bërë dhe vendosur në mënyrë që të përhapë panik në publik duke abuzuar me emrin tim dhe duke dëmtuar kështu mirëqenien e qytetarëve ndaj shëndetit publik”, theksoi Prof. Dr. Dejan Dokiq, drejtor i Klinikës për Pulmologji dhe Alergologji në Shkup, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe.

Prof. Dokiq tha se ky akt është raportuar në polic, ndërsa ai beson se institucionet që janë përgjegjës për këtë, do të marrin masa dhe do të publikojnë njerëzit që e kryen këtë abuzim, për të qenë shembull dhe për të ndaluar përhapjen e panikut dhe krijimin e perceptimit të gabuar në popullsia në fushën e mosbesimit të funksionimit të sistemit shëndetësor publik.

“Siç tha edhe Ministri Filipce, në vend ka mjaft ambiente akomodimi për të gjithë pacientët me COVID-19 që kanë nevojë për shtrim në spital. Unë i siguroj qytetarët se ne trajtojmë sipas protokolleve të përdorura në vendet e Evropës Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara. Shumë pacientë janë kuruar në qendrën tonë COVID të Klinikave Interne. Statistikat tregojnë se në vendin tonë vdekshmëria është rreth 25% për 1,200 pacientë të kuruar, e cila është brenda qendrave të kovidit të Evropës Perëndimore ku vdekshmëria është midis 22 dhe 30 përqind,” tha Prof. Dokiq.

“Pas 30 orësh të kaluara në punë në qendrën kovid në klinikë, jashtëzakonisht i lodhur, i frikësuar dhe i trishtuar nga gjithçka që po ndodh këtu, unë ndiej përgjegjësi mjekësore, por mbi të gjitha përgjegjësi njerëzore për të përcjellë informacionin e mëposhtëm. Kapacitetet nëpër spitalet janë të plotësuara në maksimum, rrallë ka një ose dy shtretër. Situata është e ngjashme në klinikat private, edhe pse çmimet janë aq të larta sa njerëzit vendosin shtëpitë e tyre në hipotekë për të shpëtuar jetën e familjarëve të tyre. Nuk ka vaksina, por edhe sikur të vinin më herët, nuk do të kishin asnjë efekt, sepse duhen të paktën gjashtë javë pas marrjes së tyre për të arritur imunitetin. Njerëzit e vaksinuar mbrojnë vetveten, por mund ta transmetojnë virusin te të tjerët! Kjo valë është më e madhja dhe më e rënda deri më tani dhe me kuptimin e plotë të fjalës kosit!!!”, thuhet ndër të tjera në “paralajmërimin e rëndësishëm”.

Ministri i Shëndetësisë Dr. Venko Filipce dhe Prof. Dr. Dejan Dokiq, në lidhje me këtë rast, dje pasdite dolën me një deklaratë për media në oborrin e Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë në Shkup.