Prof. Dr. Emilia Vllashki: Ekzaminimi i statusit atopik tek fëmijët me astma (8)

Konsiderohet se, ekspozimi i mëtutjeshëm i alergeneve ndaj të cilëve pacienti është tepër i ndjeshëm, luan rol të rëndësishëm në vazhdimin dhe ashpërsinë e sëmundjes. Për këto arsye, e rëndësishme është që të përcaktohet mbindjeshmëria ndaj alergenëve të caktuar dhe shmangia e tyre e mëvonshme.

Prania e mbindjeshmërisë ndaj disa alergeneve të caktuara, rrit gjasat e astmës në fëmijëri dhe ndihmon në identifikimin e rrezik faktorëve për fillimin e përkeqësimit të astmës në një pacient të caktuar. Konsiderohet se, ekspozimi i mëtutjeshëm i alergeneve ndaj të cilëve pacienti është tepër i ndjeshëm, luan rol të rëndësishëm në vazhdimin dhe ashpërsinë e sëmundjes. Për këto arsye, e rëndësishme është që të përcaktohet mbindjeshmëria ndaj alergenëve të caktuar dhe shmangia e tyre e mëvonshme.

Ekzaminimi i mbindjeshmërisë alergjike kryhet me prick testin e lëkurës (SPT) me ekstrakte të alergeneve, zgjedhja e të cilave bazohet në moshën, historinë e sëmundjes së fëmijës ose ekspozimin e saj potencial alergjik.

Shkruan: Prof. Dr. Emilia Vllashki, specialist-pediatre

Testi bazohet në lidhjen e alergjenit të aplikuar për alergenët specifik me antitrupa IgE në qelizat yndyrore të lëkurës, degranulimin e tyre pasues dhe lirimin e histamines me zhvillimin e urtikarisë dhe eritemës. Nuk ka kufizim moshe për realizimin e këtij testi. Diagnostikimi i reagimit të testit ka tendencë rritjeje që nga lindja deri në adoleshencë. Reagimi mund të jetë i negativ-e rreme, domethënë e shkaktuar nga veprimi i barnave të ndryshme dhe pozitiv-e rreme, si pasojë e dermografizmit.

Sipas udhëzuesit më të fundit të SPT, H1-antihistaminet e gjeneratës së parë me aktivitet qetësues e pengojnë reaksionin e lëkurës për 2-4 ditë, ndërsa H1-antihistaminet e gjeneratës së dytë pa efekt qetësues për një javë.

Në shtypje të reaksionit shpien edhe barnat imipramine dhe fenotiazine për një periudhë prej 21 ditësh, domethënë 10 ditë. Kortikosteroidet aktuale të aplikuara në vendin e provës e frenojnë reagimin brenda 7 ditëve. Agonistët β-adrenergjike dhe teofilina, vetëm e reduktojnë reaksionin e lëkurës, ndërsa medikamentet e inhalimit dhe sistemike kortikosteroide, antihistaminet nazale dhe anti-leukotrientët nuk kanë efekt në të. Testi kryhet në parakrahë duke aplikuar pika të ekstrakteve alergjike, histaminë dhe tretje fiziologjike në një distancë më të madhe se 2 cm, tek të cilat bëhet gërvishtje me lanceta të veçanta.

Reagimet e fituara vihen re pas 15 minutash nga aplikimi i ekstrakteve alergjike, përmes krahasimit me reaksionin e kontrollit pozitiv të histaminës. Prick testi i lëkurës kryhet shumë thjesht, ka kosto të ulët, mundëson rezultate të shpejta në një seri alergenësh të ndryshme dhe është evident për pacientin. Duke pasur parasysh potencialin për ndonjë mbindjeshmëri të re gjatë fëmijërisë, tek fëmijët me test negativ të mëparshëm dhe simptoma të pranishme, testi përsëritet një herë në vit.

Testet alergjike in vitro për përcaktimin sasior të alergenëve specifik me IgE-antitrupa në serum, janë më pak të ndjeshmëri dhe me kosto më të lartë sesa prick testi i lëkurës. Ata do të mund të gjenin përdorim tek fëmijët me astmë të rëndë të vazhdueshme dhe nevojën për terapi të vazhdueshme e cila ndikon në reagimin e lëkurës, gjatë ndryshimeve të ashpra ekzematike dhe gjatë reagimit të pritshëm rreziko-jetësor të ndonjë ushqimi ose të një alergjeni të inhaluar.

Përcaktimi i numrit të leukociteve eozinofilike në sputumin e induktuar ose në gjakun periferik mund të tregojë për inflamacion alergjik.