Prof. Dr. Vesna Stojanov: Hipertensioni përshkak stresit – Tek çdo i pesti pacient tensioni duhet të trajtohet edhe nga psikiatri

Rreth 20% e pacientëve e rregullojnë tensionin e tyre me anë të terapisë psikiatrike.

Shkruan: Prof. Dr. Vesna Stojanov

Udhëheqëse e qendrës së hipertensionit në Klinikën e Serbisë


Nëse presioni i gjakut nuk mund të rregullohet as edhe me marrjen e rregullt të ilaçeve, është e mundur që terapia të jetë e caktuar gabimisht dhe se hipertensioni (presioni i lartë i gjakut) gjithashtu mund të jetë për shkak të stresit. Pasi që, ngritjet dhe rëniet e shpeshta të presionit, pa ndonjë shkak organik, mund të jenë shenja të një problemi psikologjik.

Të dhënat e praktikës tregojnë se çdo i pesti pacient e kuron hipertensionin kur kërkon ndihmën nga psikiatri. Rreth 20% e pacientëve e rregullojnë tensionin e tyre me anë të terapisë psikiatrike.

Trajtimi i presionit të lartë përmirësohet, pasi psikiatri të jetë i përfshirë në ekipin i cili merret me trajtimin e pacientëve në Qendrat e Hipertensionit. Këto mund të jenë ilaçe ose psikoterapi, që shpesh është janë më efektive sesa disa ilaçe që pacientët i përdorin.

Shpesh problemi i tensionit të lartë të gjakut është natyra psikologjike te pacientët me “hipertension të varur nga puna”, ku psikiatri mund t’i vijë në ndihmë. Kjo do të thotë që presioni është rritur në vendin e punës, ndërsa në shtëpi është normal. Kjo gjendje është pasojë e stresit që duhet të trajtohet në mënyrën e duhur.

Trajtimi i presionit të lartë përmirësohet, pasi psikiatri të jetë i përfshirë në ekipin i cili merret me trajtimin e pacientëve në Qendrat e Hipertensionit

Sigurisht, përveç stresit, edhe shkaqe të tjera mund të çojnë në hipertension. Disa nga shkaqet e hipertensionit mund të jenë gjenetika, mbipesha, menopauza, kolesterol i ngritur, trigliceridet, diabeti, pasiviteti fizik, marrja e tepërt e kripës, alkoolit. Duke parandaluar dhe vepruar mbi të gjithë faktorët e rrezikut, tensioni mund të kontrollohet në mënyrën e duhur.

Hipertensioni mund të jetë pasojë edhe e sëmundjeve të tjera.

Hipertensioni sekondar është i pranishëm në rreth 5% të pacientëve dhe shfaqet si rezultat i sëmundjeve të veshkave, enëve të gjakut të veshkave, gjëndrës tiroide ose gjëndrës mbiveshkore ose apneas së gjumit. Gjithashtu ekziston edhe hipertensioni në shtatëzani si dhe hipertension para operacionit.

Kur tensioni i gjakut nuk rregullohet pavarësisht se merrni tre ilaçe antihipertensive me diuretik, bëhet fjalë për hipertension rezistent që është i pranishëm në 9 deri në 10% të pacientëve. Për ta caktuar këtë diagnozë, fillimisht duhet të përjashtohet hipertensioni sekondar, që është pasojë e sëmundjes së veshkave, gjëndrave endokrine dhe hipertensionit të kontrolluar në mënyrë joadekuate. Kjo është si pasojë e mos administrimit të terapisë së përshkruar, doza jo adekuate e ilaçit ose faktorëve të tjerë të rrezikut.

E rëndësishme është që pacienti me vullnetin e tij të mos e rrisë ose ulë kurrë terapinë e tensionit

Hipertensioni rezistent mund të jetë problem serioz që pasi të konfirmohet duhet të korrigjohet me trajtim. Ekzistojnë edhe metoda të tjera për të cilat ka mendime të ndryshme.

E rëndësishme është që pacienti me vullnetin e tij të mos e rrisë ose ulë kurrë terapinë e tensionit. Terapia duhet të përshkruhet dhe korrigjohet nga mjeku në varësi të stinëve të vitit dhe temperaturave të jashtme. Pacienti nuk duhet të ndryshojë dozën dhe llojin e ilaçit me iniciativën e tij vetëm sepse vlera e tensionit të tij ka ndryshuar atë ditë, por vetëm në marrëveshje me mjekun.

  • KRIPA

Marrja e tepërt e kripës, më shumë se pesë gramë në ditë, mund të përkeqësojë hipertensionin. Rreth gjysma e pacientëve me hipertension janë të ndjeshëm ndaj natriumit, që do të thotë se reagojnë me ngritje të presionit të gjakut në çdo sasi më të madhe të kripës. Gjysmës së dytë gjithashtu i pengon kripa, në mënyrë që natriumi të shkaktojë dëme në enët e gjakut dhe kështu ndikon në zhvillimin e aterosklerozës dhe dëmtimit të organeve.

  • MARRAMENDJE

Hipertensioni mund të çojë në marramendje tek pacientët. Kur pacienti ka marramendje gjatë ngritjes befas në këmbë, duhet të vihet në dyshim edhe hipertensioni ortostatik dhe rënia e presionit gjatë ngritjes befas në këmbë. Rreth 30 përqind e frakturave ndodhin si rezultat i këtij lloji të hipertensionit. Prandaj, te pacientët e moshuar dhe diabetikët, është e detyrueshme që të matni presionin në pozicion të qëndrueshëm nga një deri në tre minuta pas qëndrimit.

  • DY MATJE 

Në praktikë, presioni matet dy herë në një periudhë prej tre deri në gjashtë minuta. Nëse diferenca midis dy matjeve është më e madhe se 10 mmHg, bëhet një matje e tretë, pas së cilës mesatarja merret si vlerë e presionit. Presioni matet në të dy krahët në pozicion të shtrirë ose ulur. Mund të ketë ndryshim midis krahut të majtë dhe të djathtë, por nëse është më i madh se 10 mmHg, zakonisht është shenjë e aterosklerozës së përparuar tek të moshuarit, nëse është më e madhe se 20/10 mmHg atëherë bëhet fjalë për koarktacioni i aortës. Te gratë shtatzëna, presioni matet vetëm në pozicion ulur.