Prof. Maria Cruz: “Pasagjerët në transportin publik duhet të heshtin. Koronavirusi do të përhapej më pak në këtë mënyrë.”

Ekspertët sqarojnë se heshtja, së bashku me mbajtjën e maskës në mënyrën e duhur, kontribuojnë në rrezik minimal të transmetimit të koronavirusit.

Shkencëtarët nga Këshilli Kombëtar i Kërkimeve në Spanjë rekomandojnë që përdoruesit e transportit publik të mos flasin me njëri-tjetrin ose të mos flasin në telefon gjatë udhëtimit, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

Ata shpjeguan mendimin e tyre me të dhënat sipas të cilave, futja e një mase të tillë, mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e infeksionit.

Profesionistët e epidemiologjisë dhe aerosoleve në të gjithë botën kanë bërë thirrje për masa më të ashpra nga qeveritë e tyre për muaj me radhë për të parandaluar përhapjen e infeksionit përmes ajrit.

Përveç ruajtjes së distancës fizike, higjienës personale dhe mbajtjes së maskës, ajrosja dihet se është një nga masat kryesore për të parandaluar infeksionet me koronavirusin e ri.

Është vërtetuar që virusi mund të transmetohet përmes aerosoleve, prandaj në shumicën e ndërtesave, siç janë shkollat, dritaret duhet të mbahen të hapura në mënyrë që hapësira ku qëndrojnë një numër i madh i njerëzve, të ajroset vazhdimisht.

Maria Cruz, shkencëtare nga Këshilli Kombëtar dhe eksperte në aerosolët atmosferikë, thekson rëndësinë e ajrosjes së lokaleve, por gjithashtu beson se do të ishte mirë të respektohej një masë tjetër – heshtja, dmth të mos flasësh gjatë vozitjes në transportin publik. Ajo thotë se do të ishte ideale në hyrje të çdo transporti publik të shkruhej “Ju lutemi për qetësi”.

Cruz shpjegon se “heshtja, së bashku me mbajtjën e maskës në mënyrën e duhur, kontribuojnë në rrezik minimal të transmetimit të koronavirusit”. Kjo është arsyeja pse ajo këshillon përdoruesit e transportit publik të mos flasin me njëri-tjetrin ose në celular.

“Nëse flasim me zë të lartë me dikë ose në celular gjatë udhëtimit me transportin publik, ku nuk ka ajrosje të mirë, ne lëshojmë 50 herë më shumë aerosole”, shpjegon ajo.