Pse është e rëndësishme që dermatiti atopik të trajtohet në kohën e duhur

Tharja mund të shkaktojë çarje të dhimbshme në lëkurë, pezmatim, ekzemë, si dhe infeksione të ndryshme bakteriale. Ashpërsia e sëmundjes mund të varijojë nga e lehtë në të rëndë.

Dermatiti Atopik është sëmundje kronike, inflamatore e lëkurës dhe është një nga sëmundjet më të zakonshme të rënda të lëkurës në vendet e zhvilluara ekonomikisht. Edhe pse zakonisht përshkruhet si sëmundje pediatrike, një në 12 individ preket nga dermatiti atopik.

Hulumtimet e reja madje kanë treguar që nëse një person ka pasur formë të rëndë që ka filluar më vonë në fëmijëri, ekzistonjnë gjasa më të mëdha që simptomat të qëndrojnë edhe më vonë. Tek të rriturit, simptomat më së shpeshti shfaqen në fytyrë, në krye të kokës, bërryla, duar, shputa dhe pjesë anësore të gjurit.

Dhe jo vetëm që kjo gjendje jashtëzakonisht e rëndë shkakton kruajtje, skuqje dhe kruajtje, ajo ndikon në mënyrë drastike në cilësinë e jetës së personit të prekur.

Si të njihni dermatitin atopik:

Simptomat më të zakonshme janë:

  • Lëkura e thatë
  • Kruajtja
  • Dregëza
  • Skuqja e lëkurës
  • Lëkura e cila qërohet

Dhe për shkak se lëkura ka mungesë lagështie dhe është shumë e ndjeshme, lehtë mund të vërehet pas skuqjes, kruajtjes, shtrëngimit dhe ndjesisë së shpimit. Tharja gjithashtu mund të shkaktojë çarje të dhimbshme të lëkurës, inflamacion, ekzemë dhe infeksione të ndryshme bakteriale.