Përse është mirë të konsumohet molla japoneze?

Ndoshta e keni provuar mollën japoneze, por nëse akoma jo, tani është koha. Se sa i shëndetshëm është ky frut dihet, por zbulimet e reja tregojnë se ka potencial të rëndësishëm në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.

Në mjekësinë lindore tradicionale, molla japoneze (Diospyros kaki) përdoret si mjet kundër lemzës, kollitjes si dhe si lehtësim ndaj bronkitit kronik. Hulumtimi i vetive farmakologjike ka treguar se ajo ka veti anti-inflamatore.

Hulumtuesit kanë dashur të vërtetojnë nëse vetitë shëruese të mollës japoneze veprojnë në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë. Ata aplikuan ekstrakt etanolik 70% nga fruti në disa shtresa të qelizave malinje tek kanceri i zorrës së trashë tek njeriu. Ata zbuluan se ekstrakti etanolik i mollës japoneze, me sukses ka penguar shtimin e qelizave malinje duke shtypur substancën ciklin D1, i cili njihet si rregullator i rritjes së qelizave dhe luan rol kyç në zhvillimin e tumorit kur është tepër i theksuar.

Përfundimi ishte se mollët japoneze kishin efekte të dukshme antikancerogjen.

Mollët japoneze në përgjithësi janë mjaft të shëndetshme, ja se për çfarë janë tjetër:

  • E përmirësojnë tretjen;
  • E përmirësojnë metabolizmin;
  • E forcojnë imunitetin;
  • E ulin tensionin e gjakut;
  • Janë të mira për sytë.