Pulsi parashikon rrezikun e sulmit në zemër

Pulsi te gratë në gjendje qetësie tregon për rrezikun e sulmit në zemër, pavarësisht faktorëve të tjerë të rrezikut, siç është pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit, thonë profesionistët.

Studimet tregojnë se numri i rrahjeve të zemrës në gjendje qetësie, mund të rrisë rrezikun e sulmit në zemër te gratë, të cilat tashmë e kanë kaluar menopauzës.

Pulsi te gratë në gjendje qetësie tregon për rrezikun e sulmit në zemër, pavarësisht faktorëve të tjerë të rrezikut, siç është pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit, thonë profesionistët.

Një ekip shkencëtarësh analizuan të dhënat e 129 135 grave që kishin kaluar menopauzë dhe që nuk kishin histori të sëmundjeve të zemrës. Pulsi i tyre u mat në fillim të studimit, i cili zgjati tetë vjet. Profesionistët zbuluan se te gratë me rrahje më të shpejtë të zemrës – rreth 75 rrahje në minutë, mundësia për sulm në zemër ishte më e lartë sesa te gratë, rrahjet e zemrës së të cilave ishin mesatarisht 62 rrahje në minutë.

Megjithatë, lidhja midis pulsit dhe sulmit në zemër ishte po aq e fortë, e pavarur nga faktorët e tjerë të rrezikut. Nuk u ndikua nga aktiviteti fizik, diabeti, tensioni i lartë ose kolesteroli i lartë i gjakut, theksoi Judith Hussia, profesor në Universitetin e Uashingtonit dhe autor i studimit.

Edhe pas marrjes në konsideratë të faktorëve të rrezikut si nervoza, depresioni, nikotina, alkooli dhe gjendja e trupit, përfundimi mbeti i njëjtë. Gratë me më shumë rrahje të zemrës për minutë vazhduan të rrezikojnë më shumë nga sulmi në zemër.

Lidhja midis pulsit në gjendje qetësi dhe rreziku i sëmundjeve koronare është treguar se është më e madhe tek gratë më të reja se 65 vjeç.