Përfundoi me sukses Kongresi i IV-të i Shoqatës së Ortopedëve dhe Traumatologëve të Maqedonisë (fotogaleri)

Nga data 26 deri 29 prill në Ohër u mbajt Kongresi i IV-të i Shoqatës së Ortopedëve dhe Traumatologëve të Maqedonisë me pjesëmarrje ndërkombëtare.

Në fundjavën e kaluar, nga 26 deri më 29 prill në Ohër u mbajt Kongresi i IV-të i Shoqatës së Ortopedëve dhe Traumatologëve të Maqedonisë me pjesëmarrje ndërkombëtare. Moti i mrekullueshëm, numri rekord i pjesëmarrësve dhe ligjëruesve, programi shkencor i pasur dhe i përpiluar me saktësi, lijerata të rëndësishme, debatet, diskutimet interaktive dhe simpoziumët e shënuan ngjarjen fokusi i së cilës ishin temat nga lëmia e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Shoqata e Ortopedëve dhe Traumatologëve të Maqedonisë u themelua në vitin 1993, ndërsa që nga viti 1996 ka qenë anëtare e Federatës Evropiane të Shoqatave Kombëtare të Ortopedëve dhe Traumatologëve (EFORT).

Teknikat e reja diagnostikuese, teknologjitë e implanteve, teknikat e reja për rigjenerimin e indeve, programet e rehabilitimit në ortopedi dhe traumatologji… – programi shkencor dhe mundësia për të dëgjuar ligjerata dhe diskutimet më të mira të kësaj fushe me të vërtetë ishin një sfidë e madhe për specialistët nga vendi, të cilët përveç avancimit të njohurive të tyre, gjithashtu patën një mundësi të jashtëzakonshme për të zgjeruar listën e kontakteve me kolegët.

Shkëmbimi i përvojave dhe diskutimi i temave të tilla si sëmundjet degjenerative dhe lëndimet e gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme, sëmundjet dhe traumat e shtyllës kurrizore, ortopedia e fëmijëve, traumatologji sportive dhe tumoret e sistemit eshtror muskulor, në një atmosferë të mrekullueshme pune… ishin pjesë e karakteristikave të Kongresit të IV-të të Shoqatës së Ortopedëve dhe Traumatologëve të Maqedonisë, e cila mund të krenohet me realizimin e suksesshëm, por edhe premtimin për takimin e radhës në vitin e ardhshëm, në një numër më të madh dhe me program edhe më të pasur shkencor.

Fotografitë e më poshtme e përshkruajn në mënyrën më të mirë të mundshme atmosferën e Kongresit të IV-të të Shoqatës së Ortopedëve dhe Traumatologëve të Maqedonisë.