Roli i koenzimës Q10 dhe në cilat ushqime gjendet

Ky nutrient luan rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë dhe replikimin e ADN-së, ndërsa në të njejtën kohë vepron edhe si antioksidant

Koenzima Q10 është nutrient thelbësor që gjendet pothuajse në çdo qelizë të trupit të njeriut. Kjo lëndë ushqyese luan rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë dhe replikimin e ADN-së, ndërsa në të njejtën kohë vepron edhe si antioksidant. Ashtu siç plakemi, ashtu ulen edhe nivelet e Q1 në trup. Nga ana tjetër, mungesa e këtij kompleksi gjithashtu mund të lidhet me rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, sëmundjes së Alzheimerit dhe kancerit.

Për të parandaluar mungesën e koenzimës Q10, duhet t’i kushtohet vëmendje ushqimeve të pasura me këtë lëndë ushqyese, përfshirë peshkun yndyror (salmon, skumbri, ton), mishin, vezët, frutat e thatë dhe drithërat integrale.

Nëse zgjidhja juaj shtojcat e koenzimës Q10, mbani në mend se doza standarde ditore për të rriturit është 60 deri në 500 mg, ndërsa doza maksimale e rekomanduar është 1200 mg.