Rritet numri i infeksioneve tek personat e vaksinuar me dy doza – cilat janë shanset për t’u infektuar?

A po na pret vala e re e koronavirusit?

Ish-këshilltari kryesor shkencor i qeverisë britanike, David King, ka lëshuar paralajmërim për një valë të tretë të koronavirusit, pasi që në Angli u shfaqën qindra raste të virusit që kur individët u vaksinuan me dy dozat.

Duket se është e mundur që numri i pacientëve të rritet pas lirimit të masave dhe gjithçka është shumë e pasigurt. Megjithëse vaksinimi masiv deri më tani ka parandaluar një përsëritje të bllokimit të madh të spitaleve, ekspertët janë të shqetësuar se si do të zhvillohet situata.

Rreth 400 njerëz në vetëm një ditë, të gjithë të rivaksinuar, rezultuan pozitiv gjatë testimit për koronavirus. Prof. King thotë se duhet pasur kujdes për shkak të këtyre të dhënave, ndërsa ai beson se këto shifra paralajmërojnë një valë të re të virusit.

“Ne e dimë që të gjithë ata që janë vaksinuar janë relativisht të mbrojtur nga virusi, por nuk duhet të harrojmë se një në 25 raste të reja, që janë gjithsej 400 persona, janë ata që janë vaksinuar me të dyja dozat. Për sa kohë që virusi ekziston, në vend, në mesin e njerëzve, situata është e rrezikshme”, shtoi ai, dhe thekson se vdekja nuk është e vetmja gjë që duhet të shmanget, sepse ka shumë njerëz që vuajnë nga sindroma pak e njohur post-kovide, përveç që kjo e bën shumë të vështirë jetën e njerëzve.

Ai beson se rastet e reja të infeksionit në të gjithë vendin janë pasojë e variantit indian të virusit, ndërsa besohet se si është deri në 40% më infektues sesa variantet e tjera.

CILAT JANË SHANSET QË PAS DY DOZAVE TË VAKSINËS, SËRISH TË INFEKTOHENI?

Një studim i kryer në Londër kontrolloi të dhënat e aplikacionit Symptom Study, në të cilin më shumë se një milion njerëz aplikuan dhe shkruajtën komentet e tyre pas dy dozave të Pfizer ose AstraZeneka. Ata raportuan se nga 2 398 persona, 187 rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit, dy javë pas dozave të para dhe të dyta të vaksinës.

CILËT INDIVID JANË NË GRUPIN E RREZIKUAR?

Duke studiuar të dhënat, është vërejtur se ata që nuk bëjnë jetë veçanërisht të shëndetshme dhe kanë indeks shumë të lartë të masës trupore kanë më shumë mundësi të infektohen pas vaksinimit.

Njerëzit e moshuar që kanë probleme shëndetësore gjithashtu bëjnë pjesë në grupin e rrezikut, ndërsa kjo është veçanërisht e vërtetë për ata që jetojnë në shtëpitë e pleqve, megjithëse mosha nuk ndikon në rritjen e shanseve të infektimit.

Sipas hulumtimit, njerëzit mbi moshën 60 vjeç që janë vaksinuar kanë shumë më pak gjasa të zhvillojnë COVID-19 afatgjatë. Astma, sëmundjet e zemrës, diabeti ose kanceri nuk rrisin shanset e infektimit.

PSE NUK DUHET TË PËRDORNI TESTIN E ANTITRUPAVE PËR PËRCAKTIMIN E IMUNITETIT

Ekspertët nga Agjencioni amerikane i ushqimit dhe barnave (FDA) thonë se përdorimi i kovid-testit të antitrupave për të zbuluar nëse imuniteti është i pranishëm dhe nëse jemi të mbrojtur nga sëmundja është një ide e keqe. Ata lëshuan një deklaratë, ku thuhet se testet nuk ishin tregues të besueshëm të imunitetit të fituar, edhe nëse personi ishte vaksinuar.

“Ata janë mjet i rëndësishëm për të identifikuar njerëzit që kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit dhe të cilët kanë zhvilluar përgjigje imune adaptive, por nuk duhet të përdoren për të përcaktuar imunitetin ose mbrojtjen kundër virusit, sidomos pasi individi ka marrë vaksinën”, sqaron Dr. Tim Stenzel i FDA.