Sa janë gjasat për të mbijetuar nëse infektoheni me COVID-19?

Koronavirusi SARS-CoV-2 është më vdekjeprurës për personat mbi moshën 75 vjeç, madje edhe nëse janë të shëndetshëm, krahasuar me të rinjtë edhe nëse janë të sëmurë.

Çfarë gjasash keni për të mbijetuar nëse infektoheni koronavirusin e ri? Tani ju mund të merrni përgjigjen për këtë pyetje në vetëm dy orë me 90 për qind siguri, sipas Universitetit të Firences, Spitalit Universitar të Carregie dhe Spitalit të Brescia. Në një mostër prej 516 pacientësh të infektuar me koronavirus të ri, të cilët u trajtuan në dy spitale midis 22 marsit dhe 10 prillit, mjekët krijuan algoritëm që jep përgjigjen e pyetjes fillestare. Rezultatet e hulumtimit të tyre janë botuar në BMJ-Open.

Qëllimi i hulumtimit ishte të vendoste një prognozë objektive sa më shpejt të jetë e mundur pas hyrjes në dhomën e urgjencës, e cila do të ndihmojë triagjen e të sëmurëve, ndërsa së pari do t’i përgjigjet pyetjes: çfarë terapie duhet të jepen menjëherë për të pasur një shans më të mirë për të mbijetuar? Por, në të njëjtën kohë ndihmon që të mos mbushen kapacitetet e njësive të kujdesit intensiv dhe aparateve të frymëmarrjes që mund të jenë vendimtare për mbijetesën e pacientëve të tjerë. Dy orë u caktuan si afati më i shkurtër, që do të thoshte se duhej zbuluar: cilat janë të dhënat nga anamneza dhe cilat teste të rëndësishme duhet të bëhen në atë afat të pakët, të caktuar?

TË NDRYSHUESHME 

Më pas, mbi këtë bazë, vendoset: kush duhet të dërgohet në departament të kujdesit të vogël (ose kujdesit në shtëpi), kush në kujdesin e nivelit të mesëm (përfshirë sistemet jo-invazive të ventilimit të mushkërive), ndërsa kush në kujdesin intensiv (reanimacion) , si dhe aparat respirator)?

Skema e aplikuar merr parasysh gjashtë variabla. Këto janë: mosha e pacientit (e ndarë në tre grupe: 18-62, 63-74, 75+), numri i sëmundjeve kronike, frekuenca e frymëmarrjes (numri i inhalimeve në minutë), indeksi i oksigjenimit Horowitz (tregues që tregon raportin e presionit të pjesshëm të oksigjenit në gjakun arterial), sasia e kreatininës (sa më e lartë është aq më keq funksioni i veshkave), si dhe numri i trombociteve (për të vlerësuar mpiksjen e mundshme në enët e gjakut, një nga ndërlikimet më të rrezikshme të COVID-19).

Niccolo Marchioni, profesor në Universitetin e Firences, tha se disa tregues të tjerë ishin marrë parasysh por u refuzuan. Për shembull, troponini – i cili tregon dëmtim të muskulit të zemrës, por vlera e tij ndryshon shpejt, ose matja e citokinave inflamatore që është e rëndësishme, por zgjat më shumë se dy orë. Mirëpo, qëllimi ishte “për të përcaktuar shpejt dhe saktë parametrat klinikë në mënyrë që të kuptohet niveli i rrezikut te pacienti i cili tashmë është në dhomën e urgjencës”, shpjegon Marchioni.

MOSHA

Nga të gjithë këta parametra, siç ka treguar hulumtimi, mosha më kritike është: pacientët mbi 75 vjeç kanë tetë herë më shumë gjasa të përfundojnë me vdekje. Studiuesit thanë se kjo ishte e njohur në të kaluarën, por ata zbuluan se edhe nëse ishin të shëndetshëm, njerëzit në këtë grup moshë ishin më të rrezikuar të ishin të sëmurë dhe ata që ishin mbipeshë, por të rinj. Për këto arsye, studimi argumenton se gjëja më e rëndësishme është mbrojtja e popullatës së rritur me masa të distancës fizike dhe maskave, madje edhe brenda familjes.