SA KOHA JEMI INFEKTUES KUR KEMI FTOHJE: Më gjatë se sa mendoni

“Ftohja e zakonshme është një infeksion viral i traktit të sipërm respirator që mund të shkaktohet nga një sërë virusesh të ndryshme”, thotë mjekja e familjes Ejmi Zak. Sepse ftohjet janë virale, e vetmja mënyrë për të trajtuar ftohjen e zakonshme është të pushoni shumë, të qëndroni të hidratuar dhe të hani ushqime që forcon shëndetin dhe sistemin imunitar.

Kur bëhet fjalë për kohëzgjatjen e infeksionit, përgjigja mund t'ju habisë

Ftohja e zakonshme në fakt është mjaft e shpeshtë dhe të rriturit infektohen mesatarisht dy deri në tre herë gjatë vitit, shkruan “Women’s Health”. Megjithatë, shumë njerëz ende nuk e dinë përgjigjen e saktë të pyetjes se sa kohë janë në të vërtetë infektues kur kanë një ftohje.

Nëse sëmureni, mund të shfaqni simptomat e mëposhtme – dhimbje të fytit, rrufë, kollë e lehtë, teshtitje, plogështi, humbje oreksi dhe dhimbje trupi, thotë mjekja dhe specialistja e sëmundjeve ngjitëse Patrisha Kuto.

“Ftohja e zakonshme është një infeksion viral i traktit të sipërm respirator që mund të shkaktohet nga një sërë virusesh të ndryshme”, thotë mjekja e familjes Ejmi Zak. Për shkak se ftohjet janë virale, mënyra e vetme për të trajtuar ftohjen e zakonshme është të pushoni shumë, të qëndroni të hidratuar dhe të hani ushqime që mbështesin shëndetin e sistemit imunitar. Mjekja gjithashtu thotë se antibiotikët nuk e shërojnë ftohjen e zakonshme.

“Nëse sëmureni, mund të zhvilloni simptomat e mëposhtme – dhimbje të fytit, rrufë, kollë e lehtë, teshtitje, plogështi, humbje oreksi dhe dhimbje trupi”, thotë mjekja dhe specialistja e sëmundjeve ngjitëse Patrisha Kuto. Kur bëhet fjalë për kohëzgjatjen e infeksionit, përgjigja mund t’ju habisë.

“Secili që ka një ftohje mund të jetë infektues deri sa ka simptoma, që në shumicën e rasteve janë një ose dy javë. “Gjithashtu, hulumtimet na tregojnë se është më mirë të presim të paktën 72 orë pasi simptomat të ndalojnë para se të keni kontakt me njerëz, sepse, në të kundërtën mund të infektoni shumë lehtë”, shton Zak.

Përktheu dhe përshtati:S.N