Sa kohë duhet që të shfaqen simptomat e koronavirusit nëse keni qenë në kontakt me një person që është me COVID-19?

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, "mesatarisht, duhen pesë deri në gjashtë ditë që dikush i infektuar me virus të shfaqë simptoma, por mund të zgjasë deri në 14 ditë".

Deri më sot, koronavirusi i ri SARS-CoV-2 ka infektuar rreth 40 milion njerëz në të gjithë botën. Nëse kohët e fundit keni qenë në kontakt me një person pozitiv me COVID-19 ose nuk keni mbajtur maskë në ambiente të mbyllura, mund të dyshoni se jeni gjithashtu i infektuar.

Sa kohë pas ekspozimit ndaj virusit fillojnë të shfaqen simptomat tek personi i infektuar?

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, “mesatarisht, duhen pesë deri në gjashtë ditë që dikush i infektuar me virus të shfaqë simptoma, por mund të zgjasë deri në 14 ditë”.

Pesë deri në 14 ditë është një periudhë e gjatë e pritjejes që të shfaqet temperatura e lartë, kollitja, gulçim, humbja e ndjenjës së nuhatjes ose shijes, ose ndonjë simptomë tjetër e COVID-19. Sidoqoftë, pas ekspozimit të mundshëm ndaj virusit, është e rëndësishme të jesh në vet-izolim në mënyrë që të mos infektosh askënd tjetër.

“Derisa jeni në karantinë, nuk duhet të takoni njerëz të tjerë, sepse simptomat mund të shfaqen brenda dy deri në 14 ditë pas ekspozimit, por gjithashtu mund të jeni infektues para se të shfaqen simptomat”, thotë Dr. Michael Richardson.

Edhe nëse nuk keni simptoma gjatë asaj periudhe, përsëri mund ta mbani virusin, kështu që shmangni kontaktin me miqtë, mbani kontaktet me familjen në minimum, nëse mendoni se keni qenë i ekspozuar ndaj virusit.

Nëse nuk përjetoni simptoma brenda pesë deri në 14 ditë, merrni parasysh testimin e COVID-19 për të eleminuar dyshimin. Ekziston gjithashtu mundësia që të jeni një transportues asimptomatik, që do të thotë që ju mbani virusin brenda jush dhe mund t’ua transmetoni të tjerëve, edhe pse nuk po shfaqni simptoma.