Sa më shumë alergji, aq më i madh rreziku për zhvillimin e astmës

Prej më herët është i njohur fakti se alergjia është faktor rreziku për astmën e fëmijërisë, por rëndësia e saj për astmën në moshën madhore nuk ishte plotësisht e qartë.

Një studim i zhvilluar në Finlandë me më shumë se 3 200 persona të moshës midis 31 dhe 71 vjeçare zbuloi se, sa më shumë alergji që ka një i rritur, aq më i madh është rreziku për të zhvilluar astmën.

Prej më herët është i njohur fakti se alergjia është faktor rreziku për astmën e fëmijërisë, por rëndësia e saj për astmën në moshën madhore nuk ishte plotësisht e qartë.

Rezultatet e studimit treguan se prania e të paktën një alergjie rezultoi me rrezik prej 3,5 herë më të lartë të astmës tek të rriturit më të rinj se mosha 50 vjeçare, ndërsa 2,4 herë rrezik më të lartë të astmës për të rritur e moshës 50 deri në 62, dhe 2,4 herë rrezik më të lartë të astmës për ata më të vjetër se mosha 62 vjeçare.

Sipas një studimi tjetër paralel, astma e cila shfaqet tek të rriturit ka më shumë të ngjarë tek femrat, ndërsa historia familjare është faktor kryesor rreziku.