Sëmundja kronike e veshkave vret miliona njerëz në të gjithë botën

Gjatë sëmundjes kronike të veshkave, veshkat dëmtohen në mënyrë që të mos jenë më në gjendje të filtrojnë siç duhet materiet e panevojshme gjatë qarkullimit të gjakut në mënyrë të përshtatshme, duke rezultuar kështu në akumulimin e kripës, kimikateve (toksinave) dhe ujit në trup.

Rezultatet e një studim të ri kanë treguar se në 20 vitet e fundit ka pasur një rritje të numrit të pacientëve me sëmundje të rëndë kronike të veshkave që kërkojnë dializë për më shumë se 40 përqind. Në të njëjtën kohë, studimi ka treguar se në shumë vende në të gjithë botën, disponueshmëria e dializës është minimale.

Gjatë sëmundjes kronike të veshkave, veshkat dëmtohen në mënyrë që të mos jenë më në gjendje të filtrojnë siç duhet materiet e panevojshme gjatë qarkullimit të gjakut në mënyrë të përshtatshme, duke rezultuar kështu në akumulimin e kripës, kimikateve (toksinave) dhe ujit në trup.

Vlerësohet se sëmundja kronike e veshkave është shkaktari i 12-të kryesor i vdekjes në botë dhe se shkakton rreth 1.23 milion vdekje në vit.

Sëmundja kronike e veshkave është shpesh pasojë e hipertensionit dhe diabeti, por në disa vende të pazhvilluara, HIV dhe helmimi nga disa metale të rënda mund të kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjes kronike të veshkave.

Prevalenca e sëmundjes kronike të veshkave në të gjithë botën varijon nga një vend në tjetrin, por zakonisht është midis 10 dhe 14 përqind.