SËMUNDJET MALINJE: Simptoma paralajmëruese!

Simptomat afatgjata nuk duhet të lihen në largimin spontan, por duhet detyrimisht të shkohet tek mjeku, thonë ekspertët, duke treguar se cilat janë më të zakonshmet që mund të tregojnë për sëmundjet malinje.

Edhe pse sëmundjet malinje shfaqen pa zhurmë dhe të fshehura, ekzistojnë simptoma që tregojnë për dukuri të pazakonshme në organizëm, si paralajmërim për sëmundje. Simptomat afatgjata nuk duhet të lihen në largimin spontan, por duhet detyrimisht të shkohet tek mjeku, thonë ekspertët, duke treguar se cilat janë më të zakonshmet që mund të tregojnë për sëmundjet malinje.

Temperatura e lartë e trupit në vazhdimësi mund të jetë një simptomë e limfomës ose leukemisë. Nëse është konstante asesi nuk duhet të injorohet.

Humbja e peshës pa dietë ose stërvitje, shprehitë e zakonshme të jetesës mund të jenë pasojë e ngjarjeve serioze në organizëm. Humbja e pajustifikuar e peshës trupore mund të tregojë për disa lloje të kancerit, përfshirë atë të pankreasit ose lukthit.

Kollitja dhe zëri i ngjirur zakonisht tregojnë për ngjarje alergjike. Megjithatë, kollitja dhe ngjirja e vazhdueshme që nuk ndalojnë, mund të tregojnë për kancerin e mushkërive ose kancerin e fytit.

Dhimbjet që nuk kalojnë gjithashtu mund të jenë shenjë e ndryshimeve malinje. Për shembull, kokëdhimbjet e shpeshta mund të tregojnë për kancer në tru, ndërsa dhimbjet në shpinë për kancerin e zorrës së trashë dhe kancerin ovarian.

Nyjet nën lëkurë në pjesë të caktuara të trupit duhet të zgjojnë vëmendje të veçantë. Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet nëse ato hetohen në zonën e gjoksit, testikujve ose afër nyjeve limfatike. Nuk duhet të frikësoheni vetëm nëse ato hetohen tek duart ose këmbët, pasiqë në raste të tilla zakonisht bëhet fjalë për cista dhjamore jo të dëmshme.

Hemoragjitë e pazakonta janë një nga shenjat e shumta të kancerit. Kollitja me gjak mund të jetë pasojë e kancerit të mushkërive, gjaku në nevojë mund të tregojnë për karcinomë të zorrës së trashë, gjaku në urinë tregon për kancerin e fshikëzës. Gjakderdhja e përhershme vaginale mund të ndodhë për shkak të kancerit në qafën e mitrës, ndërsa gjaku nga thithat është pasojë e kancerit të gjirit.