Shega mbron nga sëmundjet, madje edhe nga kanceri?!

Hulumtimi i fundit ka treguar se shega mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar efektet jashtëzakonisht pozitive të sheqës mbi shëndetin – kokrrat e shegës përmbajnë antioksidantë dhe përbërës anti-inflamatorë, siç janë acidi elagik dhe taninet, të cilat veprojnë në mënyrë të favorshme mbi sistemin kardiovaskular, ngadalësojnë plakjen e qelizave dhe mbrojnë nga viruset.

Hulumtimi i fundit ka treguar se shega mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit. Gjegjësisht, molekulat e përbërësve që krijohen gjatë tretjes së shegës “ndërtohen” në muret e zorrëve, duke forcuar kështu mekanizmat mbrojtës natyror në organizëm, na mbrojnë nga efektet e dëmshme të toksinave. Në këtë mënyrë, shega, ndër të tjera, ndihmon në luftën kundër kancerit, veçanërisht ndaj kancerit kolorektal.