Shenjat që tregojnë për qarkullimin e dobët të gjakut

Si shkaku më i zakonshëm i qarkullimit të pamjaftueshëm, domethënë akumulimit të sedimentit në brendësi të enëve të gjakut dhe kapilarëve, nga çka pengohet funksionimin normal i tyre, është prania e yndyrës në muret e brendshme të qelizave.

Qarkullimi i dobët mund të shkaktojë çrregullime serioze shëndetësore dhe të çojë në shafqjen e tensionit të lartë të gjakut, probleme me zemrën, dëmtimin e organeve, goditjen në tru, venat e zgjeruara, probleme të veshkave. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është se, gjatë qarkullimit të dobët trupi nuk i merr të gjitha nevojat themelore për funksionimin normal.

Qarkullimi i dobët është problem që paraqitet atëherë kur qarkullimi i gjakut është i kufizuar në pjesë të caktuara të trupit. Problem më të zakonshëm paraqesin gjymtyrët, sidomos gishtat. Por qarkullimi i dobët nuk përjashtohet mundësia që të shfaqet edhe në ndonjë pjesë tjetër të trupit. Si shkaku më i zakonshëm i qarkullimit të pamjaftueshëm, domethënë akumulimit të sedimentit në brendësi të enëve të gjakut dhe kapilarëve, nga çka pengohet funksionimin normal i tyre, është prania e yndyrës në muret e brendshme të qelizave.

Në të shumtën e rasteve, tek të rriturit shkak kryesor i qarkullimit të dobët është mënyra e jetesës dhe mungesa e aktivitetit fizik, si dhe ushqimet shumë të yndyrshme dhe të ëmbla. Sipas këtyre simptomave mund të njihni qarkullimin e dobët të gjakut.

  • këmbë dhe gishta të ftohtë – jo vetëm në dimër;
  • duar dhe gjishta të ftohta;
  • lëkurë e thatë, pavarësisht ujit që konsumohet mjaftueshëm;
  • ënjtja dhe mbajtja e ujit sidomos tek këmbët;
  • mpiksje të gjakut dhe vena të zgjeruara;
  • ndjenja e mpirjes në pjesë të caktuara të trupit, sidomos në gjymtyrë;
  • dhimbje koke; lodhja ose mungesa e energjisë shumicën e kohës;
  • marramendje të shpeshta