Shkencëtarët kanë zbuluar gjashtë forma të ndryshme të COVID-19 dhe secila ka “grup të veçantë simptomash”

Zbulimi revolucionar që, sipas mendimit të shkencëtarëve, do të ndihmojë shumë në shpëtimin e jetës së njerëzve të infektuar me COVID-19.

Shkencëtarët identifikuan gjashtë lloje të ndryshme të KOVID-19, ndërsa në përfundim dolën duke analizuar simptomat e një numri pacientësh. Ky konstatim, thonë ata, mund të ndihmojë shumë në parandalimin e përhapjes së infeksionit, si dhe të tregojë për mjekët se cilët pacientë janë më të rrezikuar.

Mendohet se format e ndryshme të sëmundjes e përcaktojnë ashpërsinë e saj, kështu që mund të “mendohet” se kush do të ketë më shumë nevojë për respirator, thonë shkencëtarët.

Autorët e studimit, të udhëhequr nga studiues të Royal College London, thonë se këto informacione do të ndihmojë shumë në trajtimin e pacientëve me COVID-19 gjatë një vale të dytë të mundshme të koronavirusit të ri, dhe se mund të shpëtojë shumë jetë.

Megjithëse kolla e qëndrueshme dhe e vazhdueshme, ethet dhe humbja e ndjenjës së nuhatjes zakonisht përmenden si tre simptomat kryesore të sëmundjes, të dhënat e mbledhura nga afro 1.600 përdoruesit e “COVID Symptom Study” në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara tregojnë se njerëzit mund të përjetojnë një gamë të gjerë simptomash.

Këto mund të përfshijnë dhimbje koke, dhimbje të muskujve, lodhje, diarre, konfuzion, humbje të oreksit, gulçim dhe shumë të tjera.

Studiuesit arritën në përfundimin se në varësi të cilës prej këtyre gjashtë grupeve të simptomave i takon pacientit, varet nga shpejtësia e trajtimit dhe shërimit, si dhe sa do të përkeqësohet gjendja e pacientit.

Ja për cilat lloje të COVID-19 bëhet fjalë dhe cilat simptoma i shoqërojnë:

  • NGJAN SI GRIPI POR PA TEMPERATURË – dhimbje koke, humbje e ndjenjës së nuhatjes, dhimbje muskulore, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa temperaturë.
  • NGJAN SI GRIPI POR ME TEMPERATURË – dhimbje koke, humbje e ndjenjës së nuhatjes, kollë, dhimbje të fytit, ngjirje, ethe, humbje e oreksit.
  • GASTROINTESTINAL – dhimbje koke, humbje e ndjenjës së nuhatjes, humbje e oreksit, diarre, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa kollë.
  • PAMJE MË E RËNDË ME LODHJE – dhimbje koke, humbja e ndjenjës së nuhatjes, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje në gjoks, lodhje.
  • PAMJE MË E RËNDË ME KONFUZION – dhimbje koke, humbja e ndjenjës së nuhatjes, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje të fytit, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore.
  • PAMJE MË E RËNDË ME SHQETËSIME RESPIRATORE DHE TË STOMAKUT – dhimbje koke, humbje e ndjenjës së nuhatjes, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje të fytit, lodhje, dhimbje në gjoks, konfuzion, dhimbje muskulore, gulçim, diarre, dhimbje barku.