SHKENCËTARËT KONFIRMOJNË: Një simptomë të re të koronavirusit që shfaqet vetëm gjatë natës

Lloji i fundit i omicron BA.5 i cili aktualisht është mbizotërues ka një simptomë të çuditshme që zbulohet vetëm gjatë natës.

BA.5 tani shfaq një veçori të pazakontë dhe mjaft të theksuar – shkakton djersitje gjatë natës. Por është shumë e rëndësishme, nëse jeni vaksinuar dhe keni marrë një dozë përforcuese, zakonisht nuk kalon në formë të rëndë të sëmundjes, thotë Prof. Luke O’Neill nga Trinity College Dublin. Gjithashtu, thonë shkencëtarët, nëse kontraktoni këtë lloj të ri, tani keni 20 deri në 50 për qind më pak gjasa të vuani nga COVID-19 afatgjatë.

“Varianti i omicron BA.5 duket se ka shumë më pak gjasa të shkaktojë COVID afatgjatë sesa variantet e mëparshme, por gjithsesi një në 25 njerëz që do të kontraktojnë koronavirusin kanë simptoma për më shumë se katër javë,” thotë Dr. Clare Steves nga King’s College në Londër.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se ky lloj ka më pak gjasa t’ju bëjë të sëmureni më rëndë, gjë që lidhet drejtpërdrejt me normat më të larta të vaksinimit ose imunitetin e fituar pas ekspozimit.

Megjithatë, për shkak të infektivitetit të tij të jashtëzakonshëm, BA.5 mund të infektojë edhe ata që kohët e fundit (dhe vetëm disa javë më parë) kanë pasur një lloj tjetër të omicronit.

CILAT JANË SIMPTOMAT KRYESORE TË OMICRON BA.5

Meqenëse është zbulim relativisht i ri, djersitjet gjatë natës nuk janë përfshirë ende në listën zyrtare të simptomave, por ja kush janë ato më të zakonshmet:

  • Kolla
  • Lodhja
  • Hundë të zëna
  • Rrjedhje hundësh
  • Frymëmarrje e vështirësuar
  • Humbja e shijes ose nuhatjes
  • Ethet
  • Nauza dhe të vjella
  • Dhimbje në muskuj
  • Diarreja
  • Dhimbje koke