SHKENCËTARËT ME PËRGJIGJE: Pse disa njerëz nuk pranojnë të mbajnë maska?

Një studim i fundit në Brazili mund të hedhë dritë mbi faktin pse disa njerëz hezitojnë të mbajnë maskë, edhe pse, së bashku me higjienën e duarve dhe mbajtja e distancës, është një nga tre rekomandimet e pashmangshme në parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

Studiuesit në Universitetin Shtetëror të Londrinit kanë zbuluar se njerëzit me “karakteristika antisociale”, të tilla si nivele të ulëta të ndjeshmërisë, të cilët shpesh përfshihen në situata të rrezikshme dhe karakterizohen përgjithësisht nga pandjeshmëri, ka shumë më tepër të ngjarë të refuzojnë t’i përshtaten rregullave të reja.

“Antisocial”, siç theksojnë ata, u referohet personave me çrregullime të personalitetit antisocial që karakterizohen nga neglizhimi i të drejtave të të tjerëve, shpesh duke shkelur rregullat. Kjo përfshin konflikt të vazhdueshëm me zakonet shoqërore, moralin dhe ligjin. Zakonisht shfaqet në fëmijëri ose adoleshencë dhe vazhdon në moshën e rritur.

“Këto tipare shpjegojnë, të paktën pjesërisht, pse njerëzit akoma nuk u përmbahen masave për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, madje edhe gjatë rritjes së numrit të vdekjeve,” thanë autorët e studimit brazilian.

Studimi përfshiu 1 500 anketues të rritur në 15 javë të pandemisë.

Një studim tjetër polak arriti në përfundime të ngjashme:që njerëz të cilëve u mungon ndjeshmëria dhe kanë ndjenjë të rritur të vetë-vlerësimit, ka më shumë të ngjarë të injorojnë udhëzimet dhe këshillat e sigurisë pandemike.