SHKENCTARËT PARALAJMËROJNË: Të paktën 800 njerëz kanë vdekur nga dezinformata mbi koronavirusin

Në tre muajt e parë të këtij viti, të paktën 800 njerëz në të gjithë botën vdiqën nga dezinformatat mbi koronavirusin, thanë shkencëtarët. Sipas rezultateve të publikuara në American Journal of Tropical Medicine and Hygiene, rreth 5 800 njerëz janë shtruar në spital për shkak të pasojave të besimit në informacione të rreme në rrjetet sociale.

Qindra njerëz kanë vdekur pasi kanë konsumuar metanol ose pastrues me bazë alkooli, duke besuar gabimisht që këto produkte mbrojnë ose kurojnë koronavirusin e ri.

Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se epidemia e lajmeve të rreme, ose “infodemia” e lidhur me COVID-19, po përhapet me të njëjtën ritëm si vetë virusi, ndërsa teoritë e komplotit, zërat dhe stigmatizimi kanë kontribuar në lëndime të shumta dhe vdekje.

“Shumë viktima kanë ndjekur këshillat që ngjasojnë me këshilla të besueshme shëndetësore – si të konsumoni sasi të mëdha të hudhrës dhe të gëlltitni sasi të mëdha të vitaminave, si mënyrë për të parandaluar infeksionin. Të tjerët madje konsumuan pije siç është urina e lopës”, thanë autorët e studimit.

Sjellja e tillë, paralajmërojnë studiuesit, mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin e këtyre njerëzve.