SHKENCTARËT ZBULOJNË: Një fëmijë katër vjeçar ka pasur COVID-19 që në nëntor të 2019

Filloi me kollitjen dhe dukej se ishte një ftohje e zakonshme në këtë periudhë të vitit, por pas nëntë ditësh, prindërit e çuan fëmijën në departamentin e urgjencës sepse ai filloi të vjellë dhe kishte vështirësi në frymëmarrje.

Një grup shkencëtarësh konfirmuan se një fëmijë katërvjeçar nga Milano u prek nga koronavirusi në 21 nëntor të vitit të kaluar, raporton gazeta italiane La Repubblica.

Filloi me kollitjen dhe dukej se ishte një ftohje e zakonshme në këtë periudhë të vitit, por pas nëntë ditësh, prindërit e çuan fëmijën në departamentin e urgjencës sepse ai filloi të vjellë dhe kishte vështirësi në frymëmarrje. Të nesërmen lëkura i ndryshoi. Mjekët dyshuan për fruth, kështu që ata morën bris nga fëmija. Testi ishte negativ dhe fëmija u shërua shumë shpejt.

Ky test, si testet e tjera të fruthit, u ruajt në frigorifer në minus 80 gradë në një laborator universitar. Një grup shkencëtarësh vendosën të kontrollonin nëse ndonjë prej tyre ishte pozitiv për koronavirusin e ri, për të parë nëse virusi ishte përhapur më parë. Janë testuar tridhjetë e nëntë mostra nga shtatori 2019 deri në shkurt të vitit 2020. Vetëm brisi i fëmijës rezultoi pozitive. Shkencëtarët kanë përcaktuar se bëhej fjalë për të njejtin lloj  virusi nga Wuhan.