Si të shpëtojmë nga era e keqe e gojës?!

Gjatë kohës që i lani dhëmbët, nuk duhet që të harroni të pastroni edhe gjuhën.

Erën e keqe të gojës ose halitozë nuk e pëlqen askush dhe është mjaft e pakëndshme. Ajo mund të jetë si pasojë e higjenës së dobët të gojës, por edhe shenjë e ndonjë sëmundje serioze.

“Mos mendoni se duke përdorur ujë për shpërlarjen e gojës katër herë në ditë do të shpëtoni nga era e keqe e gojës. Nëse nuk i lani dhëmbët mjaftueshëm dhe nuk përdorni pe dental, ushqimi mbetet rreth dhëmbëve dhe bakteret i shkatërojnë”, theksoi Ada Cooper, stomatologe, dhe shtoi se gjatë larjes së dhëmbëve nuk duhet të harroni edhe pastrimin e gjuhës.

“Bakteret grumbullohen edhe në pjesën e pasme të gjuhës dhe mund të shkaktojnë erë të keqe të gojës. Gjithashtu është e rëndësishme që të pini mjaftueshëm lëngje. Kur goja juaj është e thatë dhe nuk keni pështymë të mjaftueshme, ushqimi dhe bakteret qëndrojnë më gjatë në gojën tuaj. Përveç kësaj, është e rëndësishme që të dini se edhe pirja e duhanit, alkoolit dhe kafes çojnë gjithashtu deri te goja e thatë”- rekomandon stomatologja.

Një këshillë plus: Nëse vëreni se me kalimin e kohës shpesh duhet të përdorni ujë për shpërlarjen e gojës për të zhdukur erën e keqe, mund të keni probleme shëndetësore që nuk kanë të bëjnë me higjienën. Në atë rast, shkoni te dentisti!