Si ti njihni simptomat e goditjes në tru

Sulmi në tru shkaktohet nga çrregullim i qarkullimit të gjakut në tru

Një në gjashtë persona në botë, përjeton sulm në tru gjatë jetës. Çdo të dytën sekondë, sulmi në tru prek një person pavarësisht moshës dhe gjinisë, ndërsa çdo 6 sekonda dikush vdes si pasojë e kësaj.

Simptomat e sulmit në tru

Sulmi në tru shkaktohet nga çrregullim i qarkullimit të gjakut në tru. Është vlerësuar se goditja mund të shkaktojë invaliditet në dy të tretat e njerëzve. Koha e nevojshme për rehabilitim kryesisht varet nga ashpërsia e goditjes, ndërsa vetëm një e pesta e të mbijetuarve kanë arritur të rikthejnë plotësisht funksionet normale të organizmit. Problemi kryesor me këtë sëmundje është se simptomat janë aq të zakonshme, sa që njerëzit shpesh nuk i vërejnë ato.

Simptomat më të zakonshme të sulmit në tru përfshijnë:

  • dobësimin e fytyrës, duarve ose këmbëve – veçanërisht në njërën anë të trupit;
  • konfuzion që zhduket papritmas;
  • vështirësi në të folurit dhe të kuptuarit;
  • probleme befasuese me shikimin;
  • marramendje, humbja e ekuilibrit ose koordinimi;
  • dhimbje koke të forta.

Pyetjet që lehtësojnë njohjen e sulmit në tru 

Tragjeditë zakonisht ndodhin kur njerëzit nuk janë në gjendje të kuptojnë nëse është një goditje në tru. Për fat të keq, pasojat e sulmit në tru mund të jenë të rënda, andaj është e nevojshme t’i kushtoni vëmendje pyetjeve të mëposhtme që duhet t’i bëni kur dyshoni se dikush po përjeton një goditje:

– Kërkoni personit që të qeshë. Nëse shihni se muskujt në njërën anë të fytyrës janë të relaksuar, mund të jetë një goditje në tru.

– Kërkoni personit që të ngrejë duart para. Në rast të goditjes në tru, personi nuk do të jetë në gjendje që t’i ngrejë të dyja duart.

– Kërkoni personit që të shqiptojë një fjali të thjeshtë, si “Mirëdita.” Kushtojini vëmendje të folurit – nëse vini re të folur jo të qartë, sigurohuni që të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.