Si t’i pastrojmë pemët dhe perimet nga pesticidet?

Ndër perimet që përmbajnë më shumë pesticideve janë: spinaqi, selino, domatet dhe specat, ndërsa lakra dhe hudhra janë me më pak pesticide.

Është shumë e vështirë të zgjedhësh ushqime të shëndetshme, pasiqë frutat dhe perimet, që konsiderohen si ushqimet të shëndetshme, trajtohen gjithashtu me helme dhe pesticide.

Ndër perimet që përmbajnë më shumë pesticideve janë: spinaqi, selino, domatet dhe specat, ndërsa lakra dhe hudhra janë me më pak pesticide. Luleshtrydhet, shega, molla, pjeshka, qershitë dhe rrushi, në këtë aspekt përmbajnë substanca të dëmshme.

Sodë buke, kripë dhe limon

Në një tenxhere të madhe vendosni ujë të ngrohtë dhe shtoni dy lugë kripë. Kur kripa të shkrihet, në tenxhere shtoni artikujt ushqimor. Lëreni që ata të qëndrojnë për 15 minuta. Kjo metodë është ideale për pastrimin e perimeve me gjethe jeshile, si: pazinë, spinaqin, lakrën, brokolin dhe lulelakrën, por jo edhe për kërpudhat, sepse ato do të mbushen me ujë.

Limon, uthull dhe sodë buke

Përzieni këto përbërës në një shishe me spërkatës. Spërkatni artikujt ushqimor, ndërsa pas 10 minutash, lani ato me ujë të pastër. Ushqimet me lëvozhgë, si molla dhe citruset, lyhen me dyll, në mënyrë që të zgjasin më gjatë, kështu që për to nuk është e mjaftueshme vetëm larja. Lëvorja duhet duhet të hiqet, për shkak të rrezikut të mikroorganizmave që mund të fshihen në të.