Simptoma që tregojnë për ndërprerjen e frymëmarrjes gjatë gjumit

Edhe nevoja e shpeshtë për urinim mund të jetë gjithashtu një simptomë e apnesë së gjumit...

Ndërprerja e frymëmarrjes në gjumë (apnea) është çrregullim i gjumit i cili nuk është aq i lehtë për t’u diagnostikuar. Megjithatë, simptoma të caktuara mund të tregojnë për këtë problem. Para së gjithash, gërhitja tejet e zëshme që papritmas ndalet për një kohë, për të vazhduar sërish pas ndërprerjes. Pikërisht kjo është episoda e apnesë.

Edhe nevoja e shpeshtë për urinim mund të jetë gjithashtu një simptomë e apnesë së gjumit, pasi është zbuluar se pacientët me këtë çrregullim kanë një sekretim të rritur të kripës dhe ujit gjatë natës, gjë që shoqërohet me rritjen e nivelit të hormonit atriopeptin në plazmën e gjakut.

Gjumi jo i rehatshëm, djersitja gjatë natës dhe zgjimi i papritur janë disa nga simptomat tjera të këtij çrregullimi të gjumit.

Kur bëhet fjalë për simptomat ditore, zakonisht shfaqen lodhja dhe përgjumja (qysh në mëngjes), si dhe problemet me vëmendjen dhe mungesën e përqendrimit. Madje është e mundur që një person mund të flejë gjumë në situata të tilla si takime, ligjërata ose ngarje të makinës.

Si rezultat i mungesës së oksigjenit, pas netëve të apnesë së gjumit, shfaqen edhe kokëdhimbjet në mëngjes, ndërsa nervozizmi dhe lëkundjet e humorit gjithashtu e ndjekin zakonisht këtë problem.