Sindroma e këmbëve të shqetësuara rrezik faktorë i vetëvrasjeve?!

Sjellja vetëvrasëse është mjaft e zakonshme tek njerëzit me këtë sindrom

Njerëzit me sindrom të këmbëve të shqetësuara (RLS) kanë më shumë gjasa të planifikojnë dhe të përpiqen të kryejnë vetëvrasje sesa ato pa sindromën e këmbëve të shqetësuara, tregoi studimi i fundit.

Sjellja vetëvrasëse është mjaft e zakonshme tek njerëzit me sindromën e këmbëve të shqetësuar.

Duhet pasur parasysh se ky sindrom shpesh shoqërohet me pagjumësi dhe depresion, të cilat njihen si rrezik faktorë për vetëvrasje.

Por, deri më tani sindroma e këmbëve të shqetësuara dhe lidhja e saj potenciale me vetëvrasjen nuk janë hulumtuar.

Për sindromën e këmbëve të shqetësuar, mund të thuhet se është çrregullim i dhimbjes kronike. Nëse keni dhimbje kronike për të cilën mendoni se nuk ka terapi të përshtatshme, ndërsa mjeku nuk ju kupton, mund të ndiheni të pashpresë, çka mund të çojë në veprime vetëvrasëse, thonë specialistët.

Mjekët që ndjekin pacientët me sindromën e këmbëve të shqetësuar, duhet t’u kushtojnë më shumë vëmendje simptomave të depresionit dhe shenjave të sjelljes vetëvrasëse, u theksua në Takimin Vjetor të “Sleep 2018”.