Slavica Todorovska, Magjistër i Farmacisë nga “Hemofarm”: Kapsllëku nuk është dukuri e padëmshme dhe duhet të trajtohet

Zbrazja e përditshme e zorrëve është një nga themelet e shëndetit tonë të mirë, por kapsllëku, dëmton shëndetin e të gjithë organizmit. Nëse zorrët nuk zbrazen rregullisht, shfaqen hemorroide, fryrje, dhimbje barku, në zorrë grumbullohen gazra bashkë me toksinat, pasuar me dhimbje koke. Pra, jini të vetëdijshëm për rreziqet dhe reagoni në kohë.

Çdo i gjashti person në botë ka probleme me lëvizjen e zorrëve. Ky fenomen i pakëndshëm është tre herë më i zakonshëm tek femrat.

Kapsllëku çon në dëmtimin e shëndetit të të gjithë organizmit, ndaj tregohuni të vetëdijshëm për rreziqet dhe reagoni në kohë.

KAPSLLËKU ÇRREGULLON SHËNDETIN E TË GJITHË ORGANIZMIT

Do të ishte ideale të kaloni 12 ose më së shumti 48 orë nga ngrënia deri në zbrazjen e zorrëve. Trupi ynë shpëton nga toksinat dhe lëndët e para të panevojshme duke i dërguar ato në zorrët, të cilat supozohet se nxjerrin mbeturinat. Por nëse vuani nga kapsllëku, mbetjet metabolike mbeten në zorrë, flora e zorrëve shqetësohet, ndërsa toksinat e grumbulluara arrijnë në të gjitha organet përmes gjakut.

Kapsllëku më së shpeshti shkaktohet nga ushqimi me pak fibra dhe konsumimi i tepërt i produkteve të qumështit, veçanërisht djathrave yndyrorë, mishit, vezëve dhe ushqimeve që ngadalësojnë tretjen.

Diabeti, skleroza multipleks, sëmundja e Parkinsonit, depresioni, shpesh mund të shoqërohen me problemin e zbrasjes jo të duhura të zorrëve. Kapsllëku shfaqet shpesh gjatë shtatzënisë.

“Zbrazja e përditshme e zorrëve është një nga themelet e shëndetit tonë të mirë, por kapsllëku, megjithatë, dëmton shëndetin e të gjithë organizmit. Nëse zorrët nuk zbrazen rregullisht, shfaqen hemorroide, fryrje, dhimbje barku, në zorrë grumbullohen gazra së bashku me toksinat, pasuar me dhimbje koke, lodhje. Prandaj, duhet të jeni të vetëdijshëm për rreziqet dhe të reagoni me kohë”, paralajmëron Sllavica Todorovska, Magjistër e Farmacisë, menaxhere e zyrës përfaqësuese të “Hemofarm” në R. e Maqedonisë.

ÇFARË E SHKAKTON KAPSLLËKUN?

Kapsllëku më së shpeshti shkaktohet nga ushqimi dietë me pak fibra dhe konsumimi i tepërt i produkteve të qumështit, veçanërisht djathrave yndyrorë, mishit, vezëve dhe ushqimeve që ngadalësojnë tretjen. Disa studime paralajmërojnë se çokollata në sasi të mëdha mund të shkaktojë çrregullime. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, aktiviteti fizik i pamjaftueshëm, zakoni i dobët për të mbajtur jashtëqitjen, por edhe disa medikamente sigurisht që kontribuojnë në kapsllëk.

“Disa ilaqe kundër depresionit mund të shkaktojnë kapsllëk, ndaj nëse vëreni një problem të tillë, informoni mjekun tuaj dhe kërkoni që t’ju ​​ndryshojë ilaçin. Kapsllëku mund të shkaktohet edhe nga disa qetësues kundër dhimbjeve, antihistaminet që përdoren për trajtimin e alergjive dhe medikamentet për presionin e lartë të gjakut. Diuretikët, për shembull, ulin presionin e gjakut duke stimuluar nxjerrjen e urinës, ndërsa uji nevojitet që jashtëqitja të jetë më e butë dhe përmbajtja e zorrëve të nxirret më lehtë”, shpjegon bashkëbiseduesja jonë.

Kapsllëku më së shpeshti shkaktohet nga ushqimi dietë me pak fibra dhe konsumimi i tepërt i produkteve të qumështit, veçanërisht djathrave yndyrorë, mishit, vezëve dhe ushqimeve që ngadalësojnë tretjen. Disa studime paralajmërojnë se çokollata në sasi të mëdha mund të shkaktojë çrregullime. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, aktiviteti fizik i pamjaftueshëm, zakoni i dobët për të mbajtur jashtëqitjen, por edhe disa medikamente sigurisht që kontribuojnë në kapsllëk.

DISA SËMUNDJE SHOQËROHEN ME KAPSLLËK 

Disa sëmundje shpesh shoqërohen me kapsllëk.

“Diabeti, skleroza multiple, sëmundja e Parkinsonit, depresioni, shpesh mund të shoqërohen me problemin zbrasjes jo të duhur të zorrëve.

Kapsllëku shfaqet shpesh gjatë shtatzënisë. Studimet amerikane nga Fakulteti i Mjekësisë  Harvard në Boston paralajmërojnë se aktiviteti më i dobët i tiroides, hipotiroidizmi, ngadalëson proceset metabolike, ngadalëson tretjen, ndaj rekomandohet që të rinjtë me kapsllëk të kontrollojnë funksionin e gjëndrës tiroide”, thotë farmacistja Sllavica Todorovska

NDRYSHONI ZAKONET E JETESËS

Kapsllëku nuk është fenomen i padëmshëm dhe duhet trajtuar.

“Ndryshoni zakonet tuaja të jetës së pari. Hani sa më shumë fruta dhe perime të freskëta, ndërsa ushqimet e gatuar të jenë në sasi më të vogël dhe më të shpeshta. Pini 2 litra ujë në ditë për të parandaluar dehidratimin. Lëvizni, praktikoni. Mos vononi jashtëqitjen kur ndjeni nevojën. Nëse gjithçka tjetër dështon, kërkoni ndihmë mjekësore dhe përdorni vetëm laksativin e përshkruar nga mjeku juaj. Mos përdorni vetëm laksativë, sidomos jo për një kohë të gjatë, sepse keqpërdorimi i laksativëve mund të shkaktojë varësi, që do të thotë se zorrët tuaja në atë rast nuk do të funksionojnë siç duhet pa to”, thotë Slavica Todorovska nga “Hemofarm”.