STUDIM I RI: Shtyrja e zgjatur e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19 rrit nivelet e antitrupave pas rënies fillestare

Studimi, i cili është në procesin e rishikimit shkencor, zbuloi se niveli i përgjithshëm i qelizave T ishte 1.6 herë më i ulët kur bëhej fjalë për interval më të gjatë kohor midis dy dozave sesa kur ishte në një periudhë prej 3 ose 4 javësh Por, kur bëhej fjalë për interval më të gjatë kohor, të ashtuquajturat qelizat T ndihmëse që mbështesin teorinë e memories imune afatgjate.

Periudha e gjatë kohore midis dy dozave të vaksinës Pfizer kundër COVID-19, çon në prodhimin e niveleve më të larta të antitrupave sesa periudha më e shkurtër, tregoi një studim britanik rezultatet e të cilit u botuan disa ditë më parë, por gjithashtu tregojnë se pas dozës së parë, pas një kohe, vjen rënia e niveleve të antitrupave.

“Kur bëhej fjalë për intervale më të gjata, nivelet neutralizuese të antitrupave kundër variantit delta ishin induktuar dobët pas dozës së parë dhe nuk vazhduan gjatë gjithë intervalit para dozës së dytë”, theksojn autorët e studimit, i cili u drejtua nga Universiteti i Oksfordit.

“Por pas dozës së dytë të vaksinës, nivelet e antitrupave neutralizues ishin dy herë më të larta në intervale më të gjata se në intervale më të shkurtra”, theksojnë shkencëtarët.

Antitrupat neutralizues janë element i rëndësishëm në imunitetin e koronavirusit, por ato nuk japin një pasqyrë të plotë, pasi edhe qelizat T luajnë rolin e vet.

Studimi, i cili është në procesin e rishikimit shkencor, zbuloi se niveli i përgjithshëm i qelizave T ishte 1.6 herë më i ulët kur bëhej fjalë për interval më të gjatë kohor midis dy dozave sesa kur ishte në një periudhë prej 3 ose 4 javësh Por, kur bëhej fjalë për interval më të gjatë kohor, të ashtuquajturat qelizat T ndihmëse që mbështesin teorinë e memories imune afatgjate.

Qelizat ndihmëse T mund të stimulojnë prodhimin e antitrupave dhe qelizave të reja T.

Gjetjet mbështesin mendimin se, megjithëse doza e dytë kërkohet për mbrojtje të plotë kundër variantit delta, vonesa e saj mund të sigurojë imunitet të qëndrueshëm, megjithëse në dëm të mbrojtjes afatshkurtër.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Britania e Madhe zgjati intervalin midis dy dozave deri në 12 javë, megjithëse Pfizer paralajmëroi se nuk kishte prova për të mbështetur lëvizjen nga një interval tre-javor.

Britania e Madhe tani po rekomandon një periudhë 8-javore midis dy dozave të vaksinës në mënyrë që sa më shumë njerëz të marrin mbrojtje më të shpejtë, ndërsa maksimizojnë përgjigjen imune afatgjatë.