STUDIM I RI TREGON: Pas formës së lehtë të COVID-19, organizmi zhvillon mbrojtje afatgjate

Elbedy tregon se "këto qeliza mbahen në palcën e eshtrave dhe vazhdojnë të sekretojnë antitrupa" dhe shpjegon se kështu sillen kur mbaron sëmundja dhe se kjo ka të ngjarë të vazhdojë për një kohë të pacaktuar.

Muaj pas rikuperimit nga forma e lehtë e COVID-19, kur nivelet e antitrupave në gjak bien, qelizat imune në palcën e kockave janë akoma në gjendje të sekretojnë antitrupa të rinj kundër koronavirusit të ri, raportuan shkencëtarët amerikanë dje në revistën Nature. Pas infeksionit, qelizat imune afatgjata rigjenerohen shumë shpejt dhe sekretojnë një valë të antitrupave mbrojtës.

Derisa qelizat imune vdesin, niveli i antitrupave zvogëlohet, por grupi i këtyre qelizave imune, të njohura si qelizat plazmatike jetëgjatë, mbetet në rezervë edhe pas infektimit.

Shumica e tyre kalojnë në palcën e kockave, shpjegon bashkëautor i studimit, Ali Elbedy nga Fakulteti i Mjekësisë në Uashington.

Sipas profesorit, anëtarët e ekipit të tij kërkimor morën mostra të palcës kockore nga 19 pacientë shtatë muaj pas fillimit të formës së lehtë të sëmundjes COVID-19. Tek 15 prej tyre, u zbuluan qelizat plazmatike afatgjate që sekretojnë antitrupa kundër koronavirusit.

Pesë prej tyre iu nënshtruan një biopsie të dytë të palcës kockore, 11 muaj pas fillimit të simptomave, që tregoi se të gjithë pacientët kishin akoma qeliza plazmatike me jetë të gjatë duke sekretuar antitrupa ndaj SARS-CoV-2.

Elbedy tregon se “këto qeliza mbahen në palcën e eshtrave dhe vazhdojnë të sekretojnë antitrupa” dhe shpjegon se kështu sillen kur mbaron sëmundja dhe se kjo ka të ngjarë të vazhdojë për një kohë të pacaktuar.

“Këto qeliza do të vazhdojnë të jetojnë dhe ka të ngjarë të prodhojnë antitrupa për pjesën tjetër të jetës së tyre, por nuk është plotësisht e qartë nëse do të kemi të njëjtin rezultat në një studim të pacientëve me COVID-19 me formë të moderuar deri në të rëndë”, përfunduan autorët e studimit.