STUDIMI BRITANEZ: Këta njerëz janë shtatë herë më shumë të rrezikuar nga forma e rëndë e COVID-19

Analiza gjithashtu përcaktoi që të punësuarit në institucionet e mbrojtjes sociale dhe në transportin publik janë në rrezik dyfish të zhvillimit të një forme më të rëndë të COVID-19, sesa punëtorët në profesione që nuk janë me rëndësi jetike.

Punonjësit shëndetësorë kanë shtatë herë më shumë gjasa të zhvillojnë formë më të rëndë të COVID-19, sesa ata që nuk punojnë drejtpërdrejt me njerëz me sëmundje shumë infektuese, tregoi një studimi i kryer në Britaninë e Madhe.

Studimi, i botuar në revistën Occupational & Environment Medicine, bazohet në të dhënat e mbledhura në të gjithë Britaninë e Madhe gjatë valës së parë të pandemisë nga muaji mars deri në maj.

“Ekspozimi në punë ndaj virusit është shqetësim kryesor për grupet kryesore të punës, veçanërisht profesionistët e kujdesit shëndetësor, të cilat mund t’i atribuohen pajisjeve të gabuara të mbrojtjes personale,” thuhet në studim.

Analiza gjithashtu përcaktoi që të punësuarit në institucionet e mbrojtjes sociale dhe në transportin publik janë në rrezik dyfish të zhvillimit të një forme më të rëndë të COVID-19, sesa punëtorët në profesione që nuk janë me rëndësi jetike.

Hulumtimi i kryer nga shkencëtarë nga tre universitete britanike është kryesisht në përputhje me atë që është supozuar deri më tani.

Shkalla globale e vdekshmërisë është rreth 10 përqind, e cila është dukshëm më e lartë se popullata e përgjithshme.