STUDIMI I RI AMERIKAN: Personat e vaksinuar mund të bartin dhe përhapin të njëjtën sasi virusi si të pavaksinuarit

Shkencëtarët kanë analizuar sasinë e virusit, të ashtuquajturën 'ngarkesë virale', tek 869 pacientë në caktimin e diagnozës, përfshirë 632 të cilët ishin asimptomatikë, raporton agjencia Reuters.

Personat e vaksinuar duhet të vazhdojnë të mbajnë maska ​​për mbrojtje në publik, pasi ata ende mund të mbajnë, madje edhe ndoshta të përhapin, po aq virus sa personat e pavaksinuar, dhe të mos jenë të vetëdijshëm për të, tregon një studim i ri amerikan.

Shkencëtarët kanë analizuar sasinë e virusit, të ashtuquajturën ‘ngarkesë virale’, tek 869 pacientë në caktimin e diagnozës, përfshirë 632 të cilët ishin asimptomatikë, raporton agjencia Reuters. Shumica e infeksioneve u shkaktuan nga varianti delta shumë infektiv i koronavirusit.

Asnjë dallim statistikisht i rëndësishëm nuk u gjet në ngarkesën mesatare midis personave të vaksinuar dhe të pavaksinuar, ose midis atyre me ose pa simptoma, ose midis grupmoshave të ndryshme, gjinive ose llojeve të vaksinave, tregon raporti i botuar në portalin profesional medRxiv. Hulumtimi akoma nuk është rishikuar.