Sulmi i zemrës gjithnjë më i zakonshëm tek gratë e reja

Incidenca e sulmit në zemër tek femrat e reja është rritur nga 21 në 31%, gjë që është dukshëm më e lartë se përqindja e meshkujve të rinj.

Mendimi se sulmi në zemër (infarkti i miokardit) është sëmundje e meshkujve të moshuar nuk është më i vlefshëm, duke pasur parasysh rezultatet e studimi të kohëve të fundit, i cili tregon se sulmi në zemër gjithnjë e më shumë shfaqet tek të rrinjtë, edhe atë më shumë tek femrat. Këto rezultate janë shqetësuese, theksojnë profesionistët, prandaj është e nevojshme që më shumë vëmendje t’i kushtohet shëndetit të popullatës së re.

Incidenca e sulmit në zemër tek femrat e reja është rritur nga 21 në 31%, gjë që është dukshëm më e lartë se përqindja e meshkujve të rinj.

Gjithashtu, gjatë hulumtimit u vu re se femrat e reja kanë më pak gjasa sesa meshkujt, që mjeku t’ju përshkruajë terapi për të ulur nivelet e larta të kolesterolit, angiografisë koronare dhe revaskularizimin koronar.

Tradicionalisht, sëmundja e arterieve koronare konsiderohet si sëmundje e meshkujve, kështu që gratë që vijnë në repartin e urgjencës me dhimbje në gjoks nuk konsiderohen se janë të ekspozuar ndaj një rreziku të lartë. Ajo që duhet të dihet është se paraqitja e sulmit në zemër tek meshkujt dhe femrat është i ndryshëm, ndërsa femrat kanë më shumë gjasa që tek ato të shfaqen simptomat atipike në krahasim me meshkujt, gjë që mund të çojë në diagnostifikim të parakohshëm të sulmit në zemër.

Sa për rikujtim, shkaku kryesor i vdekjes tek femra është sëmundja e zemrës, dhe jo kanceri i gjirit ose kanceri në qafën e mitrës.

Hulumtimi gjithashtu tregoi se tensioni i lartë i gjakut (hipertensioni) dhe diabeti janë në rritje tek të gjithë ata pacientët që kanë pasur sulm në zemër. Krahasuar me meshkujt e rinj në studim, femrat e reja kishin më shumë gjasa të kishin tension të lartë të gjakut, diabet dhe sëmundjen kronike të veshkave.