Tek të moshuarit: Depresioni lidhet me problemet e kujtesës

Rezultatet e hulumtimit më të ri sugjerojnë se depresioni dhe plakja e trurit mund të shfaqen njëkohësisht dhe se simptomat e përkeqësuara të depresionit mund të ndikojnë në shëndetin e trurit.

Njerëzit e moshuar që kanë simptoma të rënda të depresionit kanë më shumë probleme me kujtesën dhe më shumë marker të plakjes së trurit, siç është vëllimi më vogël i trurit dhe dëmtimet vaskulare të shumta në tru, tregoi studim i ri.

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se depresioni dhe plakja e trurit mund të shfaqen në të njëjtën kohë dhe se simptomat e përkeqësuara të depresionit mund të ndikojnë në shëndetin e trurit. Mendohet se simptomat e depresionit dhe mosfunksionimi njohës janë të lidhura fort tek të moshuarit.

Meqenëse simptomat e depresionit mund të mjekohen, mendohet se terapia për depresion mund t’i lehtësojë problemet me kujtesën.

Hulumtime e mëtejshme duhet të sqarojnë mekanizmat midis simptomave më të rënda të depresionit dhe funksioneve njohëse në pleqëri, shkruan “Neurology”.