Tensioni i lartë i gjakut në moshë “kritike” mund të përshpejtojë dëmtimin e trurit

Pas moshës 30 vjeçare, njerëzit duhet t'i kushtojnë vëmendje tensionit të tyre të gjakut në mënyrë që të mbrojnë trurin në moshë të thyer, sipas studimit të fundit të kryer në këtë fushë.

Një studim i 500 njerëzve të lindur në 1946 lidhi tensionin e lartë të gjakut në vitet mesatarisht të hershme me dëmtimin e enëve të gjakut dhe tkurrjen e trurit më vonë.

Shkencëtarët thonë se tensioni i lartë i gjakut në “moshën kritike” – 30 dhe 40 vjeç – mund të “përshpejtojë dëmtimin e trurit”.

Kjo nuk është hera e parë që presioni i lartë i gjakut në moshën e mesme lidhet me rrezikun e lartë të demencës, por shkencëtarët duan të dinë më shumë rreth asaj se kur dhe si mund të ndodhë.

Gjatë studimit, botuar në revistën Lancet Neurology, pjesëmarrësve u është matur presioni i gjakut dhe u është skanuar truri. Rritja e presionit të gjakut midis moshës 36 dhe 43 vjeç ishte shoqëruar me tkurrje të trurit. Me kalimin e moshës, truri i të gjithëve zvogëlohet, por kjo është më e theksuar tek njerëzit me sëmundje neurodegjenerative, siç është demenca vaskulare.

Me monitorimin dhe ndërhyrjet me qëllim të një shëndet më të mirë të trurit më vonë gjatë jetës, duhet të fillohet në vitet e hershme

Presioni i lartë i gjakut midis moshave 43 dhe 53 ishte i shoqëruar me më shumë shenja të dëmtimit të enëve të gjakut ose “mini-sulme” te njerëzit në 70-tat e tyre.

“Presioni i gjakut, madje edhe në të tridhjetat, mund të ndikojë në shëndetin e trurit katër dekada më vonë. Me monitorimin dhe ndërhyrjet me qëllim të një shëndet më të mirë të trurit më vonë gjatë jetës, duhet të fillohet në vitet e hershme”, theksoi Prof. Jonathan Scott, neurolog klinik në Institutin e Neurologjisë në Londër, i cili udhëhoqi studimin.