Thjerrëzat – ushqim dietal i shijshëm dhe i shëndetshëm

Ky është një artikull ushqimor që ngop shumë, nuk shkakton papritmas nevojën për ushqim, ndërsa trupit do t'i sigurojë materie të shumta ushqyese.

Thjerrëzat janë një nga ushqimet më të shëndetshme që mund t’i konsumojnë edhe diabetikët, personat me sëmundjen celiake, personat me tensiont të lartë të gjakut dhe kolesterol, si dhe personat që përpiqen të humbin peshë.

Në 100 gram thjerrëza ka rreth 350 kalori, 60% karbohidrate dhe 26% proteina.

Ato janë të pasura me minerale dhe vitamina, fibra, të nevojshme për shëndetin e organizmit, sidomos gjatë ndonjë regjimi të caktuar të të ushqyerit. Ngop shpejt dhe meqënëse shpërbëhet ngadalë parandalon ndjenjën e uris.

Por, ajo që ndoshta është më e rëndësishme është se është një ushqim mjaftë i shijshëm, që si gjitha bishtajoret tjera, mund të hahet në mënyrë të pavarur, si shtojcë, si sallatë…