Tre gabimet më të zakonshme që rrezikojnë shëndetin

Megjithëse incidenca e sëmundjeve të zemrës është e njëjtë si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt, hulumtimet tregojnë se femrat kanë rrezik të dyfishtë të vdekjes në krahasim me meshkujt. 

Kur është fjala për shëndetin, tipari femëror është i njohur për faktin se nuk i përjeton seriozisht shqetësimet shëndetësore, por në mënyrë stoike duron dhimbjen dhe lodhjen, duke menduar se do të kalojë. Nga ana tjetër, gratë janë më të angazhuara në gjetjen e zgjidhjeve shëndetësore, por kjo mund t’i çojë në skajin tjetër, duke u përpjekur që ta zgjidhin problemin pa ndihmën mjekësore.

Mos i bëni këto tre gabime: 

Nuk kujdeseni mjaftueshëm për zemrën 

Megjithëse incidenca e sëmundjeve të zemrës është e njëjtë si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt, hulumtimet tregojnë se femrat kanë rrezik të dyfishtë të vdekjes në krahasim me meshkujt. Shkencëtarët gjithashtu zbuluan se femrat, veçanërisht të rejat dhe të moshës së mesme, nuk kërkojnë ndihmë mjekësore nëse përjetojnë simptoma të cilat mund të nënkuptojnë atak në zemër (dhimbje dhe siklet në gjoks, mungesë ajri, sulm i papritur i lodhjes ose nauzesë), pasi që ata besojnë se nuk mund të përjetojnë sulm në zemër. Prandaj, kontrollon rregullisht shëndetin e zemrës dhe mos ngurroni të kërkoni ndihmë mjekësore nëse dyshoni për probleme të zemrës.

Peshën e juaj e vlerësoni sipas rrobave

Ju acaron fakti se kur peshoheni, peshorja gjithmonë tregon numra të ndryshëm: një ditë keni një kilogram më pak, por për disa ditë dy kilogramë më tepër. Kështu është më lehtë të vlerësoni peshën tuaj sipas mënyrës që ju përshtaten rrobat. Veshja mund të shërbejë si vlerësim për t’u orientuar, edhe atë vetëm rrobat që janë të ngjitura për trupin. Është mirë që një deri dy herë në javë të kontrolloni se çfarë tregon peshorja.

Caktoni diagnozën pa u konsultuar me mjekun

Kërkimi në Internet me qëllim të zbulimit të të dhënave mbi ndonjë gjendje të caktuar shëndetësore mund të jetë një udhërrëfyes i mirë dhe do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë gjërat dhe të shkëmbeni përvojat me njerëz që kanë problemet e ngjashme, por kjo nuk mund të zëvendësojnë mjekun. Nuk mund të caktoni vetë diagnozën profesionale në bazë të asaj që keni lexuar, por duhet të shkoni në ekzaminim mjekësor dhe të konsultoheni. Kështu do të shmangni gabimet e panevojshme, shqetësimet dhe frikën.