Truke të thjeshta që do t’ju ndihmojnë të dobësoheni

Një nga këshillat që shpesh e dëgjoni kur dëshironi të humbni peshë është zvogëlimi i sasisë së porcioneve që konsumoni. Megjithatë, a mund të kemi sukses në këtë, pa qenë të uritur?

Një nga “truket” që mund të zbatoni është të paktën gjysma e ushqimit që hani të përbëhet nga permet. Perimet janë të pasura me ujë dhe fibra, por të varfëra në kalori.

Çdo vakt ushqimor dhe rostiçeri konsumoni proteina. Proteinat na bëjnë të ndjehemi të ngopur për një kohë më të gjatë dhe e zvogëlojnë dëshirën për ushqim të shpejtë dhe ëmbëlsira.

Vaktin ushqimor fillojeni me supë me perime apo sallatë. Në një studim, të anketuarit që ju përmbajtën kësaj këshille gjatë gjithë vaktit morrën 12 deri në 20 për qind më pak kalori.

Hani nga pjata më të vogla dhe përdorni mjetet e të ushqyerit me madhësi më të vogël. Një studim ka treguar se njerëzit kanë tendencë që të mbushin 70 për qind të pjatës, pavarësisht madhësisë së saj. Megjithatë, në një studim tjetër, është përcaktuar se njerëzit do të hanë më pak ushqim nëse përdorin një pirun më të vogël.

Përdorni erëza. Nëse i shtoni erëza siç është speci djegës ushqimit tuaj, atëherë ju do të hani më pak ushqim. Domethënë, kapsaicina e specit djegës është treguar se e zvogëlon oreksin dhe urinë. Mirëpo nëse speci djegës nëse është shumë i fortë për ju, mund të përdorni xhenxhefil. Në një studim, të anketuarit ishin më gjatë të ngopur kur pinin çaj xhenxhefili gjatë një vakti, sigurisht, në krahasim me situatat kur ata shmangnin çajin.